E Shtunë, 31 Tetor 2026

Soni, me ne forme se kurre

Eshte rikthyer ne Shqiperi me status te ri, por edhe me nje impenjim tejet interesant dhe qe e pozicionon ndryshe nga me pare. Soni Malaj, nje nga kengetaret me te mira te dekades se fundit, me nje karriere qe ka pesuar vetem ngjitje, me nje mori cmimesh ne festivalet ne vend, vjen ne "X Factor" si gjykatese duke surprizuar gjithe audiencen. E themi kete duke iu referuar interesit te madh qe ka pasur media shqiptare qe prej momentit kur ajo la Sevilien (Spanje) dhe pranoi oferten e producenteve artistike Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu per te qene pjese e panelit te nderuar te jurise se "X Factro". Kengetarja qe eshte bere nene e nje vajze te vogel, te quajtur Ana, e ka ndare jeten e saj tashme mes Shqiperise dhe Italise, vend ku jeton njeriu i saj i zemres, Mirko. Me mjaft energji dhe me shume deshire, ajo ka treguar qe ne fazen e audicioneve nje seriozitet dhe profesionalizem qe do te surprizoje te gjithe publikun, te dieles se ardhshme kur edhe do te nise edicioni i dyte i ketij evenimenti muzikor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›