Pr/ligji për arsimin parauniversitar, debate për simbolet fetare
TIRANË- Gjatë diskutimeve për projektligjin e arsimit parauniversiatar, për të cilin Ministria e Arsimit parashikon qartë që asnjë nxënës nuk duhet të paraqitet në shkollë publike me simbole fetare, ka pasur debate.
Komisionerja kundër diskriminimit Irena Baraku është shprehur se ky pr/ligj duhet të rishikohet. Sipas saj “duhet të përcaktohen qartë simbolet fetare, pra duhet të sqarohet se cilat simbole lejohen dhe cilat jo”.
Në nenin 36 të projektligjit për arsimin parauniversitar përcaktohet se në institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake dhe/ose fetare me nxënësit ose punonjësit e tyre. Gjithashtu, sipas këtij projektligji, në institucionet arsimore ndalohet indoktrinimi ideologjik i nxënësve. Ndërkaq, ndalohet që nxënësit të detyrohen nga punonjësit e institucionit arsimor që të marrin pjesë në veprimtari partiake dhe/ose fetare ose në veprimtari të tjera që nuk janë parashikuar në planin e veprimtarive të institucionit. Dhe së fundi projektligji përcakton se ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveç shkollave ku mësohen lëndë fetare.
Gjatë 8 viteve të fundit ka pasur 5 raste kur nxënës janë përjashtuar nga shkolla ose nuk janë lejuar që të hyjnë në mësim për shkak të simbolikës abrahamike.
(m.a/BalkanWeb)