E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks kalimesh në doganën e Morinit

Hyrjet më të mëdha janë kryesisht gjatë orëve të pasdites ku edhe fluksi është më i madh, duke shkaktuar radhë të automjeteve në qindra metra.

"Në ditët e fundit, gjatë 24 orëve hyjnë në Shqipëri përmes pikave të kalimit kufitar me Kosovën 10–11 mijë persona me 2600–2700 mjete të llojeve të ndryshme. Pjesa më e madhe e udhëtarëve, mbi 9 mijë persona gjithsej, hyjnë në Shqipëri përmes doganës së Morinit", pohojnë burime zyrtare të drejtorisë së policisë kufitare.

Për të përballuar fluksin, në këtë pikë kalimi janë shtuar sportelet si dhe forcat policore për kontrollet. Ndërtimi dhe vënia në funksionim e autostradës Durrës-Kukës-Morin ka lehtësuar ndjeshëm fluksin e lëvizjes mes dy vendeve në të dy anët e kufirit."Gjatë vitit të kaluar në pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve, u përpunuan dhe kontrolluan mbi 822 mijë automjete të llojeve të ndryshme, ndërsa numri i personave që lëvizën në të dy anët e kufirit, arriti në mbi 2,8 milionë persona", shtuan burimet. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-10 15:28
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›