Operacioni ‘Flakë në det’-SPAK kërkon dënimin e grupit kriminal që trafikonte drogë drejt BE-së

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lexuar pretencën në Gjykatën e Posaçme për operacionin “Flakë në det” ku ka kërkuar shpalljen fajtorë dhe dënimin e grupit të strukturuar kriminal.
Ata akuzohen për “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas dosjes së SPAK-ut, lënda narkotike nisej nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian dhe do të bëhej edhe shkëmbimi në det me velierën me emrin ‘Vilua’.
Dy shtetasit e huaj kur pikasën policinë i vendosen flakën dhe tentuan të largohen. Sipas hetimeve të SPAK dyshohej që Veliera të kishte një sasi shumë të madhe droge.
Më poshtë lista me emrat e anëtarëve të grupit dhe dënimi që SPAK kërkon për ata
Arlind Isamailukaj 15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg
Gzim Cela 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg
Nerim Cela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg
Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg
Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg
Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg
Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg
Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg
Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg
Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/ 8 e 4 muaj vite burg
Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg
Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg
Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg
Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojta e të pandehurve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet datë 27 qeshor ora 11:30.
/rtsh.al/