E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni Freskia sekuestron 100 kg marijuanë, shkonte nga Lazarati drejt Fierit

Tepelenë, 3 Qershor, NOA Plot 100 kilogramë ka qenë sasia e lëndës narkotike që forcat e policisë së Tepelenës kanë mundur të sekuestrojnë gjatë mbrëmjes së sotme në afërsi të këtij qyteti jugor nën një operacion antidrogë të koduar me emrin Freskia.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se lënda narkotike figuron e llojit marijuanë, ndërsa pohojnë se ajo kishte si destinacion Fierin, ndërsa trafikanti e kishte blere ne fshatin Lazarat para disa muajsh dhe mbante të fshehur në banesën e tij.

Duke detajuar ngjarjen, forcat e policisë saktësojnë se kanë mundur ta ndalojnë mjetin që transportonte sasinë e konsiderueshme të marijuanës me targat GJ 67 40 A, rreth orës 18.40, në postobllokun e ngritur në Ujin e Ftohtë.

Ndërkaq, ato kanë ndaluar edhe drejtuesin e tij Petro Menica, 50-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Valare të Gjirokastrës.

Nga këqyrja që iu bë automjetit nga ana e grupit hetimor rezultoi se në bagazhin e këtij automjeti kishte 6 thasë plasmasi të madhësive të ndryshme të fashuara me letër natriban, të cilat fshihnin marijuanë brenda tyre.

Pesha e tyre ishte e ndryshme, ku në total rezultoi të ishte rreth 100 kilogramë.

Nga ana e forcave të policisë, u bë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe i automjetit në cilësinë e provës materiale, ndërsa trafikanti Menica u arrestua në flagrancë për veprën penale të Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve , vepër kjo e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›