Operacioni “Hija e Natës” Shkatërrohet banda, u vodhën 650 milion lekë bizneseve
Autori i Lajmit: Redaksia
Një grup i strukturuar kriminal ka grabitur 650 milion lekë në pesë sulme ndaj bizneseve. Shtatë të dyshuarit kishin në shënjestër të vjedhjeve kasafortat e firmave private në kryeqytet. Kanë ndjekur të njëjtën skeme në gjitha grabitjet. Shkatë të arrestuarit hynin nga dritarja dhe grabisnin në zyrat e kompanive paratë e kasafortës edhe sende me vlerë që gjendeshin në zyra. Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Tiranës kanë zbardhur skemat e grabitjes dhe kanë vënë në pranga dje shtatë anëtarët e grupit të strukturuar.
Grabitjet
Brenda 8 muajsh kanë kryer 5 grabitje të cilat e kalojnë vlerën e 650 milionë lekëve, ndërsa dyshohen se janë autorë të grabitjes së ndodhur vetëm një ditë më parë të agjencisë së udhëtimeve “Adriatika” në Durrës. Kjo është përmbledhja e operacionit të kryer nga drejtoria e policisë së Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. I cilësuar si një nga operacionet më të mëdha të viteve të fundit, është realizuar pas një pune intensive disa mujore, me metodat speciale të hetimit.
burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur dje se në pranga të operacionit të koduar “Hijet e natës” kanë rënë shtatë persona të gjithë të proceduar më parë penalisht për vepra penale si vjedhje, shpërndarje droge dhe falsifikim.
Të arrestuarit
Shtatë të arrestuarit për vjedhjet e bizneseve janë persona me precedentë penal dhe të njohur për policin e kryeqytetit. Burimet zyrtare nga policia bënë të ditur se në pranga është vënë
Elton Lika, 26 vjeç, i proceduar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”, Sajmir Kuçi, 26 vjeç, i proceduar më parë për veprën penale të “Vjedhje me armë”, Sulejman Bakalli, 26 vjeç, i proçeduar më parë për veprën penale të “Vjedhjes me armë”, Taulant Mataj, 28 vjeç, i proceduar më parë për “Shpërndarje të lëndëve narkotike”, Euklid Habili, 27 vjeç, i proceduar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”. Dritan Duka, 28 vjeç, i proceduar më parë për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e letrave me vlerë”, Admir Burri, 31 vjeç, i proceduar më parë për “Vjedhjes me armë”. Të gjithë të arrestuarit të akuzuar si anëtar të grupi të të strukturuar kriminal janë banues në kryeqytet.
Vjedhjet
Më datë 6 dhjetor të këtij viti grupi i grabitësve dyshohen se kanë vjedhur një sasi parash prej 10 milionë lekësh në ambientet e firmës Ferlut, në Tiranë. Kjo ka qenë edhe goditja e fundit nga hajdutët serial, ndërkohë që vjedhjet startojnë në fund të marsit të këtij viti, ku të dyshuarit kanë e kasafortës së agjencisë turistike “ATHS” ku janë marrë shuma e parave prej 30 milionë lekesh. Rreth një muaj më pas kanë kryer vjedhjen e kasafortës së biznesmenit Ilirjan Cela, ku kanë marrë një shumë prej 600 milionë lekesh. Kjo është edhe shumë me e madhe që kanë mundur të grabisin të dyshuarit. Burimet zyrtare nga policia bënë të ditur se më datë 23.10.2009, dyshohen se kanë kryer vjedhjen e ambasadës Daneze në Tiranë. Ndërsa dy javë më pas më datë 03.11.2009 kanë vjedhur kasafortën në ambientet e firmës së ndërtimit “Merkaj”, me një sasi parash prej 10 milion lekësh. Më datë 06.12.2009, kanë tentuar të vjedhin kasafortën në firmën “Skutari” e ndodhur në autostradën Tiranë Durrës. Policia thotë se “Elton Lika, Taulant Mataj dhe një shtetas i shpallur në kërkim, dyshohen se më datë 12.12.2009 në qytetin e Durrës, kanë vjedhur me thyerje agjensinë e udhëtimeve “Adriatika”.
Ky lajm është publikuar: 14/12/2009