Operacioni “Muri i Lartë” / Arrestohet 50 vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore / Një person tjetër në kërkim

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të të cilit është ekzekutuar një masë sigurie “Arrest me burg” dhe janë kryer kontrolle për kapjen e një personi tjetër të shpallur në kërkim.
Në orët e para të mëngjesit, në banesën e tij në Shkodër, është arrestuar shtetasi B. C., 50 vjeç, i cili sipas Policisë konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ndaj 50-vjeçarit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar më 25 shtator masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ai dyshohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”