Operacioni Porta e Mbyllur, kapen 5 falsifikatorë dokumentash për 300-1.000 euro

Tiranë, 23 qershor, NOA - Siguronin dokumenta të falsfikuara si leje drejtimi, diploma, dëftesa, siguracione, kryesisht për persona që kërkonin të studionin jashtë vendit, të cilat i përkthenin dhe i noterizonin pranë zyrave të noterive në Tiranë, kundrejt shumave që varionin nga 300-1000 euro për një dokument.
Kjo është skema që ndiqnin një grup falsifikatorësh, të cilët janë mundur të vihen në pranga nga forcat policore të kryeqytetit, në kuadrin operacionit të koduar Porta e Mbyllur.
Ato konfirmojnë se të të ndaluarit janë konkretisht Nazmi Meta, 38 vjeç, i punësuar në sektorin privat tregtar; Naim Gjoshi, 38 vjeç, i shoqëruar disa herë nga policia si i dyshuar për ushtrim të aktivitetit kriminal në fushën e falsifikimit të dokumentave pranë ambasadave dhe Mariglen Nikaj, 51 vjeç, , i dënuar më parë për falsifikim dokumentash; që të tre banorë në qytetin e Tiranës.
Ndërkaq, në kuadrin e këtij operacioni filloi hetimi në gjendje të lirë për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal për Pandi Priftin, 66 vjeç, me profesion noter në Tiranë dhe Shaniko Hadaj, 26 vjeç, me profesion përkthyese e gjuhës italiane.
Arrestimi i tyre u bë sepse këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë siguronin dokumenta të falsfikuara kundrejt shumave të lartpërmendura të parave.
Bëhet me dijeni ndërkaq, se këta persona aktivitetin e tyre kriminal e kryenin pranë Bllokut të Ambasadave dhe në zonën përreth ambasadës italiane në Tiranë, ndërsa në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe u sekuestruan dëftesa të plotësuara, të noterizuara, leje drejtimi, formularë, siguracione, dokumenta të ndyshme të plotësuara dhe të paplotësuara, si edhe një sërë liste notash të plotësuara.
Materialet hetimore, së bashku me procedimin penal do ti dërgohen njësisë Task Force në prokurorinë e Tiranës për veprat penale Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, Falsifikim dokumentash, Mashtrim në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/2-143/2 dhe 186 të Kodit Penal.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")