Operacioni Poseidon synon sigurimin e kufijve te BE-se me Turqine

Nderkohe qe qindra mijera imigrante te paligjshem hyjne ne Evrope cdo vit vendet e Bashkimit Evropian po bashkojne forcat per te siguruar kufijte e bllokut. Oficeret e policise nga i gjithe kontinenti kane arritur ne Greqi per fillimin e Operacionit Poseidon qe synon sigurimin e kufijve te BE-se me Turqine permes se ciles kalojne imigrantet.
shte mesnate ne kufirin Greqi-Turqi. Nje ekip policesh austriake dhe greke perdorin kamera termale per te dalluar imigrantet qe perpiqen te hyjne ilegalisht ne Evrope.
Ky kufi dikur ndante dy vende ne lufte me njerio tjetrin. Por tani qe Greqia eshte pjese e Bashkimit Evropian kufiri greko-turk ndan BE-ne nga vende te tjera jo-anetare. Rreth 10 mije njerez shumica nga Afrika e Veriut dhe Azia e Jugut hyjne ilegalisht cdo muaj.
Qeverite evropiane po bashkepunojne per te ndalur imigracionin e paligjshem. Ne kuader te organit koordinues te quajtur Fronteks BE-ja po dergon oficere per te ndihmuar Greqine te siguroje kufirin.
Shume imigrante notojne permes lumit Evros mes Turqise dhe Greqise. Te tjere provojne rruge me te rrezikshme.
Ne pikat e kalimit ne Kipi oficeret perdorin teknologjine e fundit per te gjetur imigrantet qe fshihen ne mikrobuze dhe kamione.
Prane pikes kufitare ndodhet nje vargan automjetesh te sekuestruara. Secili prej tyre ka nje histori. Rojet kufitare paten dyshime per pasagjeret dhe filluan kontrollin.
Ketu duhet te ishte nje rezervuar uji por kishte siperfaqe te dyfishte. Zbuluam se bashku me policine se dicka nuk ishte ne rregull. Pastaj hapem nje vrime qe kalonte ne anen tjeter dhe gjetem 6 persona te fshehur- thote roja.
Pasi kapen imigrantet oficeret e Fronteksit i marrin ne pyetje per te mesuar mbi rrjetet qe perdorin trafikantet. Oficeri danez Majkell Ekman
Kam marre njerez ne pyetje prej 10 vjetesh dhe ata thone na kane fshehur ne kamion apo anije dhe kemi ecur neper Turqi dhe ne i themi na tregoni historine e vertete. Pastaj kur e sheh e kupton se kjo eshte e vertete. Ata me te vertete qe transportohen si kafshet. Nganjehere disa fitojne shume para ne kete menyre.
Ne portin grek te Pireut jashte Athines Fronteksi ka hapur nje zyre per numrin e madh te imigranteve qe vijne ne kete rajon dhe per te ndaluar ata qe perpiqen te hyjne ne Greqi permes portit.
Kreu i organizates Ilka Laitinen thote se imigrantet nga vendet si Maroku Algjeria dhe edhe Afganistani perpiqen me te gjitha menyrat te hyjne ne Greqi.
Tani eshte gjithnje e me e lehte te fluturosh nga vendet e Afrikes veriore ne Turqi dhe Stambolli eshte vendi ku udhetojne shume kompani ajrore me cmime te uleta dhe keto fluturime jane gjithmone plot- thote ajo.
Fronteksi thote se ka sukses. Megjithate operacionet e reja nuk ka te ngjare te dekurajojne shume prej imigranteve qe rrezikojne jeten e tyre per te arritur ne brigjet e Evropes.