E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni Vjeshta III prangosen 6 persona ne kryeqytet

Tirane 14 tetor 2011 NOA- Ne kuader te operacionit te koduar Vjeshta III Komisariati i Policise Nr.3 ne Tirane beri te mundur ndalimin e shtetasit te shpallur ne kerkim Besim Lataj 46 vjec lindur ne Tepelene dhe banues ne Tirane.
Sipas policise Lataj diten e djeshme ka vjedhur pjese nga nje makine tip Mitsubishi foristrade me targa TR 1878 U ne rrugen Gjergj Legisi.
Nderkaq ne kuader te ketij operacioni po dje per vepren penale te vjedhjes mbreme u realizua arrestimi ne flagrance Luan Xhajes 27 vjec banues ne Koder Kamez pasi ne ambientet e nje hoteli i ka vjedhur administratores shumen e parave prej 600 euro te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale.
Ne vijim nga Komisarati i Policise Nr.5 Tirane u be arrestimi ne flagrance i Astrit Rames 36 vjec banues ne Zall-Mner si dhe u shpallen ne kerkim dy shtetas.
Dyshohet se mbremjen e djeshme ne Zall Mner Rama eshte goditur me grushta dhe sende te forta nga shtetasit Ali Hoxha dhe Ervis Lami banues ne Zall Mner te cilet jane shpallur ne kerkim.
Nje 18 vjecare eshte prangosur dje jo per vjedhje dhe as per ndonje krim tjeter por sepse ka sulmuar vellane e saj 19 vjec.
Vjollca Dokaj banuese ne Koder Kamez pas nje zenke me te vellane e ka plagosur lehte me thike duke bere qe ai te shtohet ne spital por fatmiresisht jashte rrezikut per jeten.
Po ne kuader te operacionit Vjeshta III dy vellezer jane vene ne hetim pasi gjate nje sherri i kane shkaktuar demtime te renda nje personi tjeter.
Petrit Doqi 44 vjec dhe i vellai i tij Ramiz Doqi 49 vjec me origjine nga Dibra pas nje konflikti mes 56 vjecarin Myrteza Halili e kane goditur me mjete te forta duke bere qe ai te mare plage te renda.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›