E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanc i frikshem i krimit ne fillim te vitit

Tirane 4 janar NOA - Nje i vrare nje i plagosur dy grabitje dhe nje sasi droge e sekuestruar eshte bilanci i kronikes se zeze ne tre ditet e para te vitit 2011 ne Shqiperi. Ngjarja me e rende ka ndodhur ne Kukes ku nje 45 vjecar eshte vrare brenda lokalit te tij nga nje person tashme i ndaluar nga policia por arsyet ende nuk dihen. Nderkaq persona ende te paidentifikuar kane plagosur rende nje te ri ne qytetin e Durresit.

Keto ngjarje pasojne ato te ndodhura naten e nderrimit te viteve ku me e bujshmja ishte vrasja per hakmarrje qe kreu nje 15 vjecar ndaj vrasesit te babait te tij.

Vitin e kaluar autoritetet e policise shqiptare shprehen shqetesimin se disa tregues te kriminalitetit ne vend kane njohur rritje ndersa fuqia zbuluese eshte ulur.

Vecanerisht rritje ka patur numri i krimeve kunder personit sidomos vrasjet. Bilanci gjate vitit 2010 eshte 103 vrasje por vetem per 83 prej tyre jane zbuluar autoret.

Kjo situate ka qene ne vemendje edhe te politikes. Opozita eshte shprehur se rendi dhe siguria ne vend eshte cenuar por qeveria thote se gjithcka eshte nen kontroll.

a.k/NOA/BBC

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›