E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 24-vjecari i kerkuar per plagosje

Kruje 4 janar NOA - Nje 24 vjecar eshte arrestuar paraditen e djeshme ne qytetin e Krujes. Korrespodenti i Agjencise NOA raporton se behet fjale per Foster Brahilika banues ne rrethin e Krujes.

Brahilika eshte shpallur ne kerkim nga ana e Komisariatit te Policise Kruje per veprat penale te kanosjes e plagosjes se lehte te kryer ne bashkepunim.

Ai kerkohej nga policia qe nga muaji nentor. Por vetem pas lokalizimit te vendit te tij nga ana e policise u be i mundur dhe ndalimi.

Pas arrestimit u njoftua prokurori i ceshtjes. Organet e drejtesise kane marre parasysh demet e shkaktuat dhe rrezikshmerine e personit dhe kane vendosur qe ceshtja penale te vazhdoje gjendje te lire ndaj ketij personi.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›