Operacioni antidrogë, bllokohen 7 kg heroinë
11/05/2009 Lënda sapo ishte “zhdoganuar” në Qafë-Thanë, do nisej për në Greqi. Në pranga 4 persona
LIBRAZHD- Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Antikrimin Ekonomik, pasi kanë survejuar për disa kohë një rrjet transporti të heroinës nga Maqedonia drejt Greqisë duke përdorur tokën shqiptare kanë arritur t’i kapin me presh në duar transportuesit me rreth 7 kg heroinë.
Droga
Rreth 7 kg heroinë e pastër është zbuluar në një automjet pas kontrollit, ndërsa janë vënë në pranga katër persona. Për shkak të hetimeve policia nuk ka bërë ende të ditur emrat e personave, por konfirmohet se ata janë shqiptarë dhe e kanë blerë sasinë e drogës në Maqedoni. Nga të dhënat ende të pakonfirmuara operacioni është realizuar në dalje të segmentit nga dogana e Qafë-Thanës dhe mësohet se shoqëruesit do të qëndronin në Shqipëri dhe më pas do të zgjidhnin kohën më të mirë për ta kaluar drogën në Greqi. Konfirmohet gjithashtu se transportuesit e blinin drogën me 10 mijë euro kilogrami në Maqedoni për ta shitur më pas bashkë me fitimin e tyre në shtetin grek. Bëhet e ditur se ky rrjet vazhdonte prej kohësh dhe se hetimet kanë muaj që vazhdojnë në këtë drejtim. Prokurorët e hetimeve kanë zbuluar kohën kur do të qarkullonte droga dhe kanë arritur me ndihmën e agjentëve të bllokojnë automjetin dhe të konstatojnë edhe sasinë e madhe të drogës të fshehur aty. Policia e Elbasanit bën të ditur se vetëm e ka shoqëruar këtë operacion duke kontribuar në mënyrë të suksesshme për përfundimin e aksionit antidrogë, por nuk ka qenë protagoniste. Gjithsesi ende kjo ngjarje mbetet pa shumë detaje për shkak të hetimeve. Mësohet se dyshohet të tjerë të përfshirë në rrjetin e qarkullimit të lëndës narkotike. Destinacioni dhe sidomos kalimi në Greqi do të jenë pjesë e pyetjeve nga hetuesit për të sjellë dritë mbi formën sesi droga arrinte tek porositësi dhe si kalonte doganën e Kapshticës pa u pikasur. Të gjitha këto pritet të zbardhen pas publikimit të emrave të 4 të arrestuarve, të cilët rrezikojnë akuzën trafik ndërkombëtar droge. Segmenti i Maqedonisë ka qenë shpesh rrugë kalimi për sasi të konsiderueshme droge. Vetëm pak ditë më parë u arrestua nga shërbimet e Antidrogës së policisë turke dhe të Shërbimeve Sekrete kanë vënë në pranga sekretarin e dytë të ambasadës shqiptare në Maqedoni Agim Haxhia, pasi në makinën me të cilën udhëtonte iu gjetën 65 kilogram heroinë e pastër. Ai kishte kaluar nga Maqedonia përmes Bullgarisë dhe është në Turqi në rrugë tokësore.