Pa viza drejtë BE-së në vitin e parë të mandatit të dytë
11/05/2009 Ministri i Jashtëm Lulzim Basha flet për liberalizimin e vizave
“Ndryshimi që kjo mazhorancë i bëri Shqipërisë është vlerësuar nga të gjithë”
Ministri i Punëve të Jashtë Lulzim Basha ka deklaruar se brenda vitit të parë të mandatit të dytë qeverisës të Partisë Demokratike shqiptarët do të kenë mundësit të udhëtojnë drejtë vendeve të Bashkimit Europian pa pasur nevojën e vizave. Gjatë takimeve elektorale në disa komuna të Elbasanit kreu i diplomacisë shqiptare ka theksuar se gjatë katër vjetve të fundit, kur vendi është qeverisur nga PD-ja dhe aleatët e saj në mazhorancën e djathtë parlamentare, vendi ka pësuar ndryshime të thella. “Ndryshimi që kjo mazhorancë i bëri Shqipërisë nga Jugu në Veri, ndryshimi i imazhit të saj është sot i vlerësuar jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga udhëheqës e përfaqësues të popullit nga vendet dhe demokracitë më të fuqishme të botës”, - ka deklaruar ministri Basha. Gjatë takimeve me banorë të komunave Pajovë, Papër dhe në fshatin Katund i Ri të komunës së Bratasheshit. Shefi i diplomacisë shqiptare solli si shembull deklaratat e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Ë. Bush, Presidentit aktual amerikan Barak Obama, Presidentit francez Nikolas Sarkozi, kancelares gjermane Angela Merkel, kreut të qeverisë italiane Silvio Berluskoni, të cilët janë shprehur krenarë për arritjet e Shqipërisë. Basha ka nënvizuar se vetëm pak ditë më parë kongresmeni Eliot Engel e krahasoi vizionin e Kryeministrit Berisha për infrastrukturën me atë të ish-presidentit Ajzenhauer. “Katër vjet më parë askush nuk do ta besonte se pa zbuluar naftë, pa konferencë donatorësh, pa miniera floriri do të mblidhnim 4 miliardë dollarë më shumë, që do t’ua rikthenim shqiptarëve me mbi 3 mijë km rrugë, mbi 600 ujësjellës, mbi 1000 kanalizime, mbi 1000 shkolla dhe pensione e rroga të rritura. Miku 25-vjeçar i shqiptarëve, kongresmeni Elio Engel, do ta përshkruante infrastrukturën e vendit si një rrjet të ngjashëm për kokë dhe frymë me atë të ngritur nga presidenti Ajzenhauer. Engel e ka krahasuar vizionin e Kryeministrit Berisha me atë të ish-presidentit amerikan Ajzenhauer”, - u shpreh ministri Basha.
Drejt BE-së
Shqipëria pak ditë më parë ka hedhur hapin e rëndësishëm në funksion të integrimit në Bashkimin Europian. Më 28 prill Kryeministri Sali Berisha i ka dorëzuar Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, Mirek Topolanek, njëkohësisht kryeministër i Çekisë, vend i cili mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian, kërkesën për statusin e vendit kandidat. Ky hap është ndërmarrë në vijim të kontakteve dhe rënies në ujdi me institucionet e BE-së.