E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni antidrogë ‘Start 2’, kapet personi i tretë në Vlorë

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar sot personin e tretë, të shpallur në kërkim për trafikimin e lëndëve narkotike, në lidhje me ngjarjen e djeshme ku u mund të sekuestrohej mbi 1 ton drogë.

“Në vijimësi të operacionit të policor antidrogë të koduar “START 2”, u bë i mundur arrestimi i personit të tretë të shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në këtë rast trafikimi, shtetasi: Bedo Lico Dulomati, vjec 53, banues në Vlorë i cili është pronar i mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike”, thuhet në njoftimin e policië.

Nga hetimet e kryera nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Vlorë ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit Enio Limushaj dhe Erion Nanaj, është përfshirë drejtpërsëdrejti në këtë veprimtari të paligjshme me qëllim trafikimin e sasië prej 1 ton e 200 kg lëndë narkotike.

Hetimet për ngjarjen vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›