E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni policor në Tiranë, sekuestrohen dy subjekte për shkelje

TIRANË- Sekuestrohet në Tiranë një punishte e cila merrej me prodhimin, amballazhimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm në bidona prej 20 litrash, pa plotësuar kushtet për prodhim dhe shitje.

Administratori i subjektit “Alo Uje”, 26-jecari Mirel Muzhika, është cuar për ndjekje penale. Në një tjetër operacion Policia e Tiranës ka sekuestruar një aktiviteti privat që merrej me lojërat e fatit, duke nisur ndjekjen penale për 39-vjecarin Bledar Mitrushi, dhe 37-vjecarin Adriatik Fero.

Dy personat fusnin përmës pikave Doganore, pajisje të aparateve të lojrave të fatit, duke ndryshuar emërtimin e tyre, si dhe duke ndërhyrë në sistemet komjuterike të aparateve të lojrave të fatit, me synim mos fitimin e personave që i ushtrojnë ato.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›