E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore shpallet harta e emergjencave

Prefekti i Qarkut të Vlorës, Eduart Veçani, përfaqësues të të gjitha njësive vendore në rang qarku, si edhe drejtues të drejtorive rajonale kanë qenë prezent në mbledhjen e parë të shtabit të emergjencave në rang prefekturë pas zgjedhjeve të 8 majit.

Qëllimi i këtij takimi ishte përcaktimi i axhendës dhe prioriteteve nga ana e këtij shtabi për parandalimin e situatave të emergjencave në rang qarku e kryesisht për përpmbytjet.

Gjatë mbledhjes u ripërmendën zonat e dëmtuara nga përmbytjet e viteve të kaluara, e kryesisht Novosela, zona e Bishanit, Selenica, apo Orikumi, ku u kërkua një vëmendje më e madhe nga ana e institucioneve vendore për këto zona dhe kryesisht në evidentimin e familjeve të riskuara dhe paralajmërimin e tyre për çdo rast emergjence.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›