E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operatori i 4 celularë, 3 kompani paraqesin ofertat

Kanë paraqitur ofertat e tyre tre kompani të cilat janë të interesuara për të marrë licencën e operatorit të katërt të telefonisë së lëvizshme në Shqipëri. Në garë janë tre kompani, suedezja “Tele2”, shqiptaria “Univers PG” dhe kosovaria “PTK”. 

TIRANE- Tre kompani kanë paraqitur ofertat e tyre në tenderin për licencën e operatorit të katërt celularë. Komisioni i Vlerësimit të ofertave ka hapur zarfet e kompanive të interesuara me dokumentacionin e kërkuar dhe çmimin për blerjen e licensës. Në garë janë tre kompani, suedezja “Tele2”, kompania shqiptare “Univers PG” dhe ajo kosovare “PTK”.
Kompania “Tele2”, nuk ka dhënë ofertë për blerjen e licencës, por është mjaftuar vetëm me dorëzimin e dokumentacionit dhe shprehjen e interesit.
kompania shqiptare “Univers PG”, ka ofruar 5 milion euro që është edhe shuma minimale që kërkohet nga komisioni për lëshimin për licencën. Ndërsa kompania “PTK”, ka ofruar 7.2 milion euro.

Gjithsesi çmimi i cili ofrohet për licencës nuk është ndër kriteret kryesore për vlerësimin. Burime nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postave, bëjnë të ditur se dy elementet bazë për vlerësimin në tender do të jetë vlerësimi i çmimit më të ulët për minutë dhe ngritja e një kohë sa më trë shkurtër e rrjetit.

Pasi është njohur me ofertat komisioni është tërhequr për të bërë vlerësimin dhe pritet që së shpejti të shpallë fituesin. Futja në treg e operatorit të katërt celularë do të rrisë konkurrencën dhe pritet të ulë çmimet për qytetarët.
Aktualisht tregu i telefonisë së lëvizshme në Shqipëri numëron rreth 2.5 milion abonentë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›