PS,Bare:Dobësimi i administratës po shkatërron mjedisin
PS akuzoi sot qeverinë dhe Ministrinë e Mjedisit për shkallën e lartë të ndotjes së mjedisit, duke dhënë alarmin për shtimin e problemeve mjedisore. Sekretari, Besnik Bare theksoi se mos frenimi i ndotjes ka si shkak dobësimin e qëllimshëm të administratës.
TIRANE- Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë dhe Ministrinë e Mjedisit lidhur me shkallën e lartë të ndotjes së mjedisit. Përmes një konference për gazetarët, sekretari për mjedisin në PS, Besnik Bare theksoi se mos frenimi i ndotjes ka si shkak dobësimin e qëllimshëm të administratës, ku sipas PS degradimi ka ardhur si rezultat i largimit të drejtorëve profesionalë në drejtorinë e politikave të parandalimit të ndotjes, në Ministrinë e mjedisit.
“Tashmë edhe ekspertët e institucioneve ndërkombëtare në Tiranë flasin përherë e më shumë për degradimin e kapaciteteve menaxhuese e profesionale në qeverinë Berisha”-është shprehur Bare.
PS ka dhënë alarmin për shtimin e problemeve mjedisore , duke theksuar se po shtohen dita ditës.
“Drama Shqiptare shihet qartë po të shikosh nivelin e erozionit, që është disa herë më i lartë se çdo vend tjetër mesdhetar, po të shkosh në Pukë, Qafë të Malit apo Lurë ku shkatërrimet e pyjeve janë masive”- deklaroi Bare përpara mediave.
(e.n/Balkanweb)