Berisha: PS të kërkojë falje për krimet e diktaturës
Kryeministri Berisha ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, akuzoi PS se nuk ka kërkuar falje për krimet e 45 viteve diktaturë. Në ekspozitën për nder të viktimave, Berisha shigjetoi sërish Kushtetuesen për pezullimin e Ligjit të Dosjeve.
TIRANE- Me ngjitjen e shkallëve të demokracisë në Shqipëri dhe me afrimin e fushatave zgjedhore gjithmonë partitë politike kanë përdorur komunizmin dhe këtë vit në mënyrë të veçantë ish të përndjekurit si një ndër kartat kryesore përsa i përket zgjedhjeve parlamentare. Partia Socialiste akuzon Partinë Demokratike se po harton një ligj dosjes për tu hakmarrë politikisht.
Ndërkohë kryeministri Berisha gjatë një ekspozite të hapur sot në nder të, viktimave të komunizmit shprehet se “pezullimi i ligjit ndodhi nga një grup personash në konflikte të plotë interesi, subjekt parësorë i veprimit të ligjit, por sërish duke mbetur të vendosur në këtë proces ju ftoj ju të keni mirëkuptimin, ky proces është i pandalshëm”-tha Berisha.
Nga ana tjetër Partia Demokratike akuzon socialistët se nuk ka kërkuar ende ndjesë për krimet 45 vjeçarë që shkaktuan sipas demokratëve mijëra të vdekur
“Ata që firmosën burgimin dhe internimin e dhjetra mijëra shqiptarëve dhe që i ndëshkuan në mënyrë simbolike nga ligji i dënimeve të krimit kundër njerëzimit, pra u dëmshpërblyen nga PS-ja e cila dha dënimin më të madh të saj, dha dënimin më të madh të paqes sociale në vend që rë marrë përsipër të kërkojë të falur dhe të distancohet nga kjo e shkuar tmerrësisht e rëndë dhe e hidhur për kombin dhe vendin”-theksoi më tej kryeministri Berisha.
Deklaratat kryeministri Berisha i bëri në ekspozitën e hapur në kujtim të viktimave të sistemit komunist mes fotove dhe dokumenteve arshivorë në kuadër të 20 shkurtit ditës së rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, janë sjellë dëshmi për një ndër periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë.
Që nga viti 1945 e deri në fund të viteve 80 në Shqipëri numërohen afro 6000 persona që kanë humbur jetën në internime apo në burgjet shqiptare në bazë të nenin famëkeq 55 për agjitacion dhe propagandë dhe më vonë edhe për nenin 127, ky i fundit i cili dënonte me vdekje cilin do që kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme preku jetën e mjaft shqiptarëve në prag të vitit 1990. (a.r/news24/balkanweb)