Tiranë, nis shpërndarja e parë e kartave të identitetit
Ka nisur sot në Tiranë shpërndarja e kartave të reja të identitetit. Edhe pse ky proces duhet te kishte filluar që në fillim të këtij muaji vetëm sot qytetarët kanë mundur të marrin në dorë dokumentin e ri. Shpërndarja ka nisur në njësitë 3, 4 dhe 7.
TIRANE- Në zyrat e aplikimit për gjendjen civile numër 3 dhe 4, ku qytetarët pas aplikimit që kanë bërë që nga 12 janari sot kanë mundur të marrin kartat e reja të identitetit dhe kjo shpërndarje do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
Shpërndarja e kartave të identitetit duhet të kishte nisur dy javë pas aplikimit në të gjitha gjendjet civile në vend, por aktualisht janë vetëm tre njësi në Tiranë ku ka nisur shpërndarja. Në gjendjen civile numër tre, katër dhe shtatë qytetarët shprehen se kanë aplikuar që në ditët e para dhe janë paraqitur për ti tërhequr pas afatit që u ishte thënë, por vetëm sot mundin ti merrnin kartat.
Por ka edhe nga ata që nuk i kanë marrë ende edhe pse kane aplikuar në ditët e para. Ndërkohë ditën e nesërme pritet të rritet numri i qytetarëve që paraqiten në sportelet e këtyre gjendjeve civile, për shkak se kartat filluan të shpërndahen sot. Në të gjithë Tiranën numëron rreth 100 mijë qytetarë që kanë aplikuar për tu pajisur me këto dokumenta që zëvendësojnë certifikatat aktuale dhe shpërndarja do të nisë nesër edhe në njësitë e tjera. (a.r/news24/balkanweb)