Operatori i katërt nuk lejohet të dalë në treg nga tre kompanitë celulare dhe Albtelekom
Tre operatorët e telefonisë celulare dhe Albtelekom nuk nënshkruajnë marrëveshjen e interkoneksionit me operatorin e katërt të telefonisë celulare në vend, duke penguar daljen e këtij të fundit në treg në datën e parashikuar. Ndërkohë që po skadon afati
ligjor për nisjen e ofrimit të shërbimit, që është data 8 korrik, bëhet e ditur se në rrugë ka dalë një tjetër pengesë. Sipas një korrespondence mes operatorit të katërt që pritet të dalë në treg dhe tre kompanive ekzistuese mësohet se janë hasur një sërë problemesh që ndalojnë Mobile 4 AL, të hidhet në treg. Operatori Plus ka dështuar të arrijë një marrëveshje interkoneksioni me operatorët e tjerë celularë dhe me Albtelecom. Çështja ka shkuar për zgjidhje në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, por deri tani nuk ka asnjë zhbllokim të situatës. Mobile 4 AL më datë 14 qershor i është drejtuar AKEP me kërkesën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së interkoneksionit me operatorët Albtelecom, AMC, Eagle Mobile dhe Vodafon Albania.
Kërkesa
Mobile 4 AL në kërkesën e vet thekson se, pavarësisht të gjitha përpjekjeve dhe negociatave me Operatorët me Fuqi të Ndjeshme në Treg, nuk ka arritur marrëveshje me asnjërin prej tyre në lidhje me tarifën e interkoneksionit për terminimin e thirrjeve të gjeneruara nga rrjetet e këtyre operatorëve në rrjetin e Mobile 4 AL. Operatori Mobile 4 AL kërkon nivel asimetrie të tarifave me operatoret aktuale më të lartë se ajo që këta të fundit janë të gatshëm të pranojnë. Praktikat ndërkombëtare të këtij sektori ju lejojnë operatorëve që hyjnë me vonesë në treg të mbajnë tarifa interkoneksioni që janë më të larta se ato të operatorëve ekzistues. Mirëpo në këtë rast operatorët ekzistues nuk bien dakord me çmimin që kërkon kompania e katërt dhe është AKEP që duhet të vendosë një tarifë të arsyeshme. Zgjidhje e problemit pritet të kërkojë disa javë, ndaj duket e pamundur që Plus të ofrojë shërbim brenda afatit të fundit ligjor që i është lënë, data 8 korrik.
Baza ligjore
Për Fillimin e procedimit administrativ për zgjidhje mosmarrëveshje interkoneksioni midis Mobile 4 AL, Albtelecom sh.a, AMC sh.a, Eagle Mobile sh.a dhe Vodafon Albania sh.a. Zgjidhje mosmarrëveshje Interkoneksioni midis Mobile 4 AL, Albtelecom sh.a, AMC sh.a, Eagle Mobile sh.a dhe Vodafon Albania sh.a. Sipas AKEP procedura është bazuar në neni 120, i Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë dhe në Kodin e Procedurave Administrative. Nga shqyrtimi i materialit shkresor, diskutimeve në mbledhje mbi çështjen, si dhe duke iu referuar bazës ligjore të sipërcituar vëren se Mobile 4 AL, me shkresën nr. 2444 prot, date 14.06.2010 i është drejtuar AKEP me kërkesën për zgjidhje mosmarrëveshje interkoneksioni me operatoret Albtelecom, AMC, Eagle Mobile dhe Vodafon Albania , pasi palët nuk kanë renë dakord për lidhjen e marrëveshjeve përkatëse të interkoneksionit. Sipas AKEP Mobile 4 AL në shkresën e referuar ka dhënë informacion në lidhje me korrespodencën shkresore dhe komunikimeve të realizuara midis Operatoreve me Fuqi të Ndjeshme në Treg si me poshtë vijon: sipërmarrësi Mobile 4 Al i është drejtuar Albtelecom nëpërmjet shkresës nr. 79 prot, datë 18.03.2010. Më pas është vijuar me shkresën nr. 114 prot, datë 09.04.2010 me objekt moskthim përgjigje të shkresës nr. 79 prot, datë 18.03.2010. Sipas AKEP shkresës nr. 158 prot, datë 28.04.2010 mbi shkëmbim korrespodencë për informacionin teknik dhe dokumentacionin ligjor dhe pasuar me takimin e mbajtur me 15.04.2010 në zyrat e Albtelecom. Një tjetër shkresës është ajo me nr. 194 prot, datë 12.05.2010 Për propozim të çmimeve, e cila ka vijuar me shkresën nr.200 prot, datë 13.05.2010 me objekt Konfirmim mbi shërbimet dhe kapacitetet e propozuara nga Mobile 4 AL. Shkresa e radhës mban numër 239 prot, datë 24.05.2010 me objekt Moskthim përgjigje të shkresës nr. 194 prot, datë 12.05.2010, dhe ka vijuar më pas me takimin në zyrat e Albtelecom me datë 01.06.2010. Më pas sipërmarrësi Mobile 4 Al i është drejtuar Albanian Mobile Communications (AMC) nëpërmjet shkresës nr 80 prot, date 18.03.2010 vijuar me takimin e mbajtur pranë me 13.04.2010 në zyrat e Mobile AL, si dhe vazhdimin e komunikimeve me email dhe shkëmbimin e marrëveshjes se interkoneksionit. Kontaktet kanë vijuar për një muaj por nuk bërë e mundur nënshkrimi i marrëveshjes. Më pas komunikimi i Mobile 4 Al me Eagle Mobile nëpërmjet shkresës nr. 81 prot, datë 18.03.2010, korrespondencë e cila ka vijuar deri në datë 24.05.2010 Për të konfirmuar takimin i cili u mbajt në zyrat e Eagle Mobile me datë 31.05.2010, i cili përfundoi pa marrëveshje. Komunikimi i Mobile 4 Al me Vodafon Albania nëpërmjet shkresës nr. 84 prot, datë 23.03.2010, vijuar me shkëmbim korrespodence për informacionin teknik dhe dokumentacionin ligjor por deri në 31 maj nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Reagimi i Mobile 4 AL
Mobile 4 AL thekson se pavarësisht të gjitha përpjekjeve dhe negociatave me operatoret me FNT dhe pasi kanë rënë dakord për një pjesë të konsiderueshme të kushteve të Marrëveshjes së Interkoneksionit, nuk ka arritur në një marrëveshje me asnjërin prej operatoreve në lidhje me tarifën e interkoneksionit për terminimin e thirrjeve të gjeneruara nga rrjetet e këtyre operatoreve në rrjetin e Mobile 4 AL. Kompania celulare e katërt celulare Plus përgatitet për futjen në tregun e Kelekomunikacionit në Shqipëri. Plus, operatori më i ri në tregun shqiptar prezantoi dje arritjet e tij të deritanishme dhe planet afatshkurtra për ofrimin në treg të shërbimeve të tij. Drejtori Ekzekutiv i Plus, Moni Buchnik njoftoi pak kohë më parë se kompania ka nënshkruar tashmë marrëveshjet tregtare me furnitorët kryesorë të rrjetit, pas procesit tenderues. Sipas tij, disa kompani shqiptare janë kontraktuar për kryerjen e punimeve të nevojshme për ndërtimin e rrjetit, ndërtimin e stacioneve të backbone, stacioneve në terren, stacioneve në godina, ofrimin e shërbimeve dhe pajisjeve elektrike, mirëmbajtjen e rrjetit si dhe shërbimin e sigurisë fizike për rrjetin etj.
Shkresa në AKEP
Komunikimet dhe shkresat e dërguara në AKEP, nga 5 operatoret, vërtetojnë se Mobile 4 Al ka bërë kërkesë për lidhje marrëveshje interkoneksioni tek të katër operatoret e cituar, por negociatat mes palëve nuk kane rezultuar në lidhjen e marrëveshjes së interkoneksionit brenda 45 ditëve nga data e kërkesës. Objekt i mosmarrëveshjes është tarifa e terminimit të thirrjeve në rrjetin Mobile 4 Al, pasi operatori Mobile 4Al kërkon nivel asimetrie me operatorët aktuale më të lartë se ajo që pranojnë operatorët e tjerë. Mobile 4 Al ka vënë në dijeni AKEP për tarifën e propozuar të asimetrisë, por AKEP në vijim të analizës së tregut celular të publikuar me 31.03.2010, nuk është prononcuar pasi palët kanë të drejtën dhe detyrimin që fillimisht të kryejnë negociata me njeri tjetrin, dhe më pas të investojnë AKEP për zgjidhje mosmarrëveshjesh. Mobile 4Al, në mbështetje të pretendimit për nivelin e tarifës së propozuar për terminimin e thirrjeve në rrjetin e vet, ka përfshire argumente dhe referenca të tregut në Shqipëri dhe rekomandime të Komisionit Evropian, për asimetrinë. Bazuar në nenin 50 te Ligjit 9918, Mobile 4Al ka të drejtë të paraqesë ankesën në AKEP për zgjidhje të mosmarrëveshjes në rastet e moslidhjes së marrëveshjes brenda 45 ditëve nga data e kërkesës për interkoneksion, kërkesë të cilën tashmë e ka administruar AKEP.
Vendimi i AKEP
AKEP duke marrë në konsideratë rëndësinë e zgjidhjes se mosmarrëveshjes së interkoneksionit midis operatoreve Mobile 4 AL, Albtelecom, AMC, Eagle Mobile dhe Vodafone Albania, për tregun dhe konsumatorët e shërbimeve të komunikimeve elektronike, bazuar në pikën 1 të nenit 114, dhe pikën 1 të nenit 115 të ligjit nr. 9918 datë 19.05.2008 Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë