Operatori që filmoi ngjarjen e 20-shkurtit kërkon të drejtën e autorit
20 shkurti i vitit 1991, në sallën e Gjykatës së Tiranës pikërisht në 20 shkurt. Ndoshta kjo ka qenë edhe rastësi , që Fatmir Çepani operatori i cili hodhi në celuloid momentet historike , kur po rrëzohej busti i diktatorit Enver Hoxha, pas - vitesh po në të njëjtën datë ndodhet në gjyq kundër disa operatorëve televizivë të cilët kanë përdorur këto pamje pa pyetur atë. Çepani me datën 20 shkurt të 1991 arriti të filmonte për 17 minuta momente të rrëzimit të diktatures dhe ardhjen e demokracisë. Sipas Çepanit gjëja me interesante është se ai po më datën 20 shkurt ndodhët në gjykate, e cila përkon me datën dhe muajin kur u realizuan filmimet. Gjatë seancës gjyqësore të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të zyrës shqiptare për të drejten e autorit. Sipas tyre kjo zyrë ka njohur dhe i ka dhënë Fatmir Çepanit një certifikatë, e cila vërteton autorësinë e këtyre pamjeve. Seanca gjyqësore për pamjet filmike të 20 shkurtit është shtyre për një datë tjetër , ndonëse Fatmir Çepani është në pritje që gjykata të bëjë punën e vet. Por sipas Çepanit e veçanta dhe ironia e kësaj seance gjyqësore qëndron data në të cilën po zhvillohet gjyqi.