Çipa:"Sfida jonë, respektimi i kontratave të punës"

Aleknsadër Çipa, kryetari i "Unionit të Gazetarëve", i ftuar në Ora News deklaroi se ky union është më aktivi dhe numëron mbi 600 gazetarë. "Unioni i Gazetarëve është një union aktiv, ai numëron 640 gazetarë, që janë në angazhime ditore si gazetarë". Çipa deklaroi se Unioni është organizatë negociatore pë një sërë çështjesh që prek marrëdhëniet e punës të gazetarëve. "Aktualisht jemi ne negociata më Intitutin e Sigurimeve Shëndetësore për të krijuar një database për gazetarët profesionistë", shtoi Çipa. Sipas kryetarit të "Unionit të Gazetarëve" sfida e tyre është presioni pozitiv mbi partnerët social për të nënshkruar dhe respektuar kontratat e punës. Aleksandër Çipa theksoi se tashmë "Unioni i Gazetarëve" ka arritur një sërë partneritetesh më përfaqësues intitucional. "Kemi axhendë me gjithë hireariknë duke filluar nga presidenti tek përfaqësusit e tjerë institucional", shtoi ai. Sipas Çipës, "Unioni i Gazetarëve"ka një strategji që implementohet në marrëdhenie kolektive.