E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Lushnje, digjen mbi 30 ha me ullinj

Lushnje- Një zjar i fuqishëm ka rënë pak më parë në kurorën e ullishteve të qytetit të Lushnjes. Flakët janë shumë të larta dhe zjarri është duke u përhapur me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era që po fryn.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes flakët kanë shkrumbuar totalisht deri tani një sipërfaqe prej 30 hektarë me ullinj, vreshta e akacije. Në vend kanë mbërritur dy zjarrfikëse të qytetit, por ato nuk kanë mundur të hyjnë dot për të shuar flakët, sepse nuk ka rrugë deri në vendin e zjarrit.

Shumë banorë janë afruar për të shpëtuar pronat e tyre, por nuk kanë mundur të bëjnë dot gjë. Ata tregojnë se flakët janë të larta mbi 10 metër dhe situata është shumë alarmante. “Nëse nuk ndërhyhet në kohë për të shuar flakët, rrezikohen banesat e fshatit Karbunarë e Vogël, që ndodhet aty praën”- thonë burimet.

Policia ka mbërritur, por për monentin nuk bëhen dot të ditur shkaqet e zjarrit, ndërkohë që flakët vazhdojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›