Operohet Santon, 40 ditë jashtë
Davide Santon pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së 21-vjeçarëve Itali-Luksemburg. Sipas analizave të mjekëve të Interit, ai pati një problem në meniskun e jashtëm të gjurit të djathtë dhe do të duhet një periudhë prej 40 ditësh për një riaftësim të plotë të 20-vjeçarit.
Në fakt, Santon ka të njëjtin problem që kishte edhe shoku i tij i skuadrës, Esteban Kambiaso gjatë muajit gusht. Për mesfushorin argjentinas u desh rreth një muaj për t’iu rikthyer fushave të lojës.
Në fakt, Santon ka të njëjtin problem që kishte edhe shoku i tij i skuadrës, Esteban Kambiaso gjatë muajit gusht. Për mesfushorin argjentinas u desh rreth një muaj për t’iu rikthyer fushave të lojës.