Gjykata e Apelit liron nga burgu Rezart Taçin
Vendimi i mor sot pas apelimit që i bënë avokatët e Taçit vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila vendosi pak ditë më parë që ta linte në burg pa afat biznesmenin e njohur.
Pas vendimit të marrë, avokati Maks Haxhia deklaroi se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë ishte ekstrem ndaj klientit të tij. Sipas vendimit, Taçi do të paraqitet në Prokuroi çdo ditë në orën 16:00. Ndërkohë që Taçi ka lënë edhe një garanci pasurore prej 100 mijë eurosh.
Ndërkohë, dy truprojat e Taçit kanë mbetur në burg pasi Gjykata e Apelit nuk e ka ndryshuar masën e arrestit me burg të vendosuar nga Shkalla e Parë e gjyqësorit. Igen Selfo dhe Bledar Lilo do të qëndrojnë në burg derisa të merret një vendim tjetër për ta. Këta shtetas, akuzohen nga drejtësia se kanë goditur gazetarin Mero Baze.