Opinione rreth Kanunit të Dukagjinit
Marieli tregon për një lidhje që ka pasur me një vajzë të madhe në moshë dhe nuk e kishte problem të krijonte lidhje dhe pse mund të kishte qenë e martuar. Ogreni thotë se në Shqipëri është pozitiv fakti që familja është e qëndrueshme.
Në sallon grumbullohen edhe banorë të tjerë dhe bisedojnë për Kanunin. Ergysi thotë se besa është rregulli numër 1 i Kanunit. Neda thotë se femrat Ee veja në vendet ku respektohet Kanuni mund t’i vendosin gishtin një mashkulli dhe ai e merr.
Alkena thotë se kjo është një plus për femrat dhe se është dakord dhe e do atë. Neda nuk është dakord dhe thotë se ka pasur vlerë në kohë më parë, por tani nuk është më dakord me funksionimin e Kanunit madje është një defekt i shoqërisë.
Puthja e parë
Ogreni thotë se sapo ndodhi puthja e parë në BB midis Imeldës dhe Hënesit. Klodiana thotë se është dëshmitarja e dytë që ajo puthje ka ndodhur.
Ndërkohë, Imelda i jep “puthje” Hënesit për të qenë e dyta puthje.
Hënes kërcen me Imeldën duke e mbajtur mbi shpatulla. Më vonë bën po të njëjtën gjë me Klodianën
Klodiana, flet për përvojat e para
Një pjesë e banorëve janë në dhomën e gjumit me grupin e banorëve që ishin duke fjetur. Banorët ankohen se ka qenë Imelda ajo që i ka zgjuar. Imelda justifikohet duke thënë se ka vokalin e lartë dhe e bën pa vetëdije. Pasi Imelda largohet nga dhoma, banorët flasin për të. Hënesi thotë se ajo e ka zgjuar duke i shkuar tek krevati.
Ogreni e pyet Klodianën për lidhjen e saj të parë. Klodiana thotë se ka qenë 18-vjeçe kur është lidhur për herë të parë dhe mendon se ka qenë shumë e vogël, por nuk ia ka vlejtur sepse më vonë ka marrë vesh se ai e ka tradhtuar. Marieli i thote se nuk ka dashur të ketë motër dhe nëse do kishte motër pikërisht për këtë arsye. Klodiana thotë se ka një vëlla më të madh, është 25 vjeç, por nuk ka dashur t’i bëjë gjë atij personit sepse nuk ia vlen.