E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkatërrimi nga përmbytja

Edhe pse lagjet e qytetit te Shkoders janë çliruar nga uji, banoret vazhdojnë te vuajnë pasojat qe i shkaktoi përmbytja e peste brenda vitit. Tërheqja e ujit ka lënë pas ne Tophane qindra banesa te dëmtuara, disa prej te cilave ne rrezik shembjeje. Muret janë çare nga qëndrimi për një kohe te gjate ne ujë dhe banoret kane frike te rikthehen për te banuar aty. Për sa i përket mobilieve e bazës tjetër materiale, ne këto shtëpi nuk ka mbetur asgjë funksionale. Ne te njëjtën gjendje po i gjen ndërrimi i viteve edhe qindra familje te tjera ne Shkodër. Ditët e fundit nga shtabi i emergjencave raportohet ulje e nivelit te ujit edhe ne zonën e nenshkodres, por serish situata vijon te jete e rende ne disa fshatra. Në Velipojë te paktën 125 banesa janë te përmbytura dhe mbi 350 te rrethuara nga uji. Gjithashtu ne Obot 130 shtëpi janë nen ujë ndërsa ne Trush janë ne te njëjtën gjendje te paktën 30 banesa. Për sa i përket rrugëve, ato janë te kalueshme.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›