E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opinionet e të nominuarve

24/04/2010 21:20

Ndryshe nga javët e tjera, ky spektakël hapet menjëherë me dhënien e një klipi ku përfshihen vetëm banorët e nominuar të cilët japin mendimin dhe bëjnë në njëfarë mënyre apel për qëndrimin e mëtejshëm në shtëpi. Në fillim të klipit, Mandi shprehet se hyri në shtëpi e gjeti barriera të ngritura mes banorëve që u përpoq ti sheshonte. Ai tregon se nuk ka sinqeritet te banorët, por vetëm lojë. Për situatat e ndryshme, ai mendon se ska ndenjur indiferent, por ka reaguar. Mandi shprehet se si qytetar, jo vetëm që është i tillë, por ka menduar, vepruar dhe reaguar ashtu. Më pas, në klip del Manal që tregon se në shtëpi ka gjetur shumë luftë dhe inate mes banorëve. Ajo shprehet se priste të gjente një familje, por realisht nuk ishte ashtu. Sipas saj, falë aftësisë për tu përshtatur, sinqeritetit dhe zgjuarsisë, ka arritur deri këtu. Manal shprehet se i kupton mirë situatat që ndodhin në shtëpi. I fundit është Miri. Ai shprehet se në këtë Bb kërkonte vetëm aventurën. Miri mendon se kësaj shtëpie i ka dhënë shumë, ka krijuar variacion, lojëra, debate etj. Ai shprehet se e jeton BB ashtu si do dhe nuk pret mirëkuptim nga banorët e tjerë. Miri thotë se asnjë ditë nuk ka qënë njësoj dhe e përcakton veten si monstër.

Por përvec opinioneve të banorëve për njeri-tjetrin, edhe opinionisti ka mendimet e tij për sjelljen e këtyre banorëve gjatë javës. Për Mandin, nisur nga shprehja se është qytetar, ai mendon se nuk ka parë shumë qytetari në sjelljen e tij, sidomos nëpër debate. Për Manalin ai mendon se nuk është aq e zgjuar sa mendon, por ka cilësi pozitive që duhen vlerësuar shumë. Për Jetmirin ai mendon se është një antikomformist, por simpatik e i pëlqyer ndoshta edhe për publikun. Ai e përcakton jo si monstër, por si një ëngjëll që vërtitet në rrathët e djallit.

Arbana u kërkon të nominuarve që shkojnë në dhoma të vecanta për tiu përgjigjur disa pyetjeve. Pyetjes së parë se cdo të thotë të dalësh pas kaq kohësh, Miri përgjigjet se për të janë tre muaj sakrifica të hedhura dëm. Manal dhe Mandi përgjigjen se do të lënë përgjysmë këtë aventurë të bukur. Pyetjes së dytë cfarë do u mungojë më shumë, Miri përgjigjet se gjithcka, pasi është afeksionuar dhe përshtatur me cdo gjë. edhe Manal mendon se do i mungojë gjithcka, ndërsa Mandi mendon se shoqëria me banorët që rri më shumë. Pyetjes së tretë se cili ka qënë momenti më i bukur dhe më i trishtë Miri përgjigjet se më i bukuri ka qënë njohja me Rezin, ndërsa më i trishtë ka qënë largimi i Rezit dhe Enxhit. Për Manalin ka pas disa momente si darka e fundjavës së kaluar, ndërsa i keq humbja e lojërave. Për Mandin, moment i bukur janë lojërat, ndërsa i trishtë ishte debati me Hakiun. Për personin me të cilin janë lidhur më shumë, Miri thotë për Erionin, Manal për Mirin, ndërsa Mandi për Seldin. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›