E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagime të forta mes banorëve

24/04/2010 21:45

Për banorët jepet një klip me debatet e ndryshme mes banorëve si ato të Erionit dhe Mirit me Hakiun si rezultat i ngacmimeve, debati mes Erionit dhe Hakiut, këshillat e Hakiut dhe Seldin për Manalin që të mos bjerë pre e provokimeve, zënkat e Hakiut me Klodin dhe Mandin, diskutimi i Mirit me Seldin për lidhjen etj. në përfundim të klipit, Miri i kundërvihet Hakiut se i duket nga ato këshilla si babai shpirtëror i banorëve. Ai mendon se është sjellë me Manalin njësoj si me të tjerët. Kika ia kthen se ka thënë po ato gjëra që ia ka thënë cdo banori të ri. Më pas, ndërsa debatojnë, ai shton se kështu e ka parë këtë raport. Manal shprehet se është ndjerë e bezdisur nga Seldi dhe se nuk është ndikuar nga Miri. Gjithashtu, për banorët jepet një tjetër klip me thashethemet që kanë thënë për njeri-tjetrin. Në të shfaqen Mandi që bën thashetheme për Hakiun duke e quajtur me dy fytyra që sillet ndryshe kur është në nominim, kur nuk është, i sulmon të tjerët. Hakiu i përgjigjet pas klipit se ai nuk ka sulmuar njeri dhe se ka qënë ai i sulmuar nga të tjerët. Në klip gjithashtu shfaqet një moment kur Miri thotë se Domi dhe Seldi po lujnë me lidhjen e tyre. Tepër nervoz, ai i ofendon rëndë ata. Kjo pjesë e klipit sjell shumë reagime tek banorët. Seldi acarohet dhe fillon ta kundërshtojë dhe ironizojë atë. Edhe Mandi dhe Klodi i hidhen kundër për ofezat. Klodi e mbron Mirin vetëm në një moment duke thënë se ndoshta ka qënë i nervozuar. Reagimet e forta të banorëve nuk e lënë që Miri të spjegohet. Opinionisti ndërhyn dhe e pyet Mirin nëse ishte nervoz dhe pse e shqetëson raporti i Domit me Seldin nëse është lojë apo jo. Ai e këshillon që të shijojë cdo moment që i ka mbetur. Miri justifikohet se ka qënë shumë i ngarkuar emocionalisht kur ka thënë ato fjalë. Ai përpiqet të tregojë, por banorët nuk e lejojnë duke vazhduar me reagimet e forta. Miri shprehet se gjithashtu ka qënë i pirë, por ka qënë i ngarkuar shumë pas akuzave se po prishte lidhjen e tyre e po bënte xheloz Seldin. Opinionisti pyet edhe Domenikën që deri tani rri pa folur. Ajo shprehet se për fjalët e rënda, Miri mund ta ketë tepruar dhe i gjykon mendimet e tija, ndëra pyetjes se përse nuk përcakton pozicionin e saj dhe se cfarë ndjenjash ka për Seldin, ajo shprehet se ndjehet konfuze. Opinionisti shpreh dyshimet e tija për ndjenjat e saj ndaj Seldit, ndërsa anasjelltas jo. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›