Oponence ndaj vendimit per dhenien e shtetesise shqiptare

Nga 1 gushti i këtij viti, është urdhëruar hapja e zyrave për zbatimin e vendimit të qeverisë për dhënien e shtetësisë shqiptare personave me origjinë shqiptare. Në vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, ata që përfitojnë shtetësinë shqiptare janë të gjithë qytetarët që jetojnë me dokumente të rregullta apo kanë marrë shtetësi në një nga vendet e zonës Shengen apo vendet me të cilat Bashkimi Europian aplikon regjimin e lëvizjes së lirë pa viza si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja etj.
Por, konstitucionalistët shprehin oponencën ndaj këtij vendimi. Së pari, me periudhën kur vendimi merret.
Ibrahimi vlerëson se vendimi substancialisht nuk qendron, pasi kapërcen fushën e veprimit të ligjit të vitit 1998 “për shtetësinë”.
Në interpretimin e tij, Gent Ibrahimi thotë se veprime të tilla nga qeveria në periudhë tranzitore duhet të kufizohen.
Lënien jashtë fushës së veprimit të vendimit të qeverisë për qytetarët e Kosovës, për Ibrahimin kjo vlen në kushtëzimet që rendojnë mbi Shqipërinë dhe Kosovën në procesin e integrimit europian.