Aksident me pasoje vdekjen ne Shkoder

Një person humbi jetën në një aksident rrugorë në Shkodër. Ngjarja ndodhi në mesditë në zonën e fermentimit . Kalimtari ndërroi jetën në spitalin lokal.
Viktima është Prekë Franja, 51 vjeç. Ai ishte duke udhëtuar me një biçikletë kur u përplas nga një automjet në lëvizje e sipër.
Policia thotë se autori pasi përplasi personin me biçikletë, u largua nga vendi i ngjarjes. Policia shtoi se po bëhen përpjekje për identifikimin dhe lokalizimin e tij.