Opozita Banda per te permbysur qeverine Qamil Xhani
Opozita do te nis sot protestat ne gjithe vendin me qellim largimit e qeverise. Ndryshe nga protestat e meparshme ku ka pasur incidente te izoluara kete here opozita e ka te qarte modelin qe do te ndjeke. Spartak Ngjela ne cilesine e perfaqesuesit te tryezes se partive te Opozites se Bashkuar tha dje per mediat se protestat do te jene te ngjashme me ato qe zhvilluan pak dite me pare banoret e fshatit Dukat ku banoret sulmuan ne menyre te ashper punonjesit e policise. Grure drure sende te tjera te forta dhe nje sasi e madhe bombash molotov te cilat fatmiresisht u kapen ne kohe nga policia ishin mjetet me te cilat banoret e zones se Dukatit ne Orikum reaguan ndaj forcave te rendit. Nje aksion te ngjashem propozoi dje gjate konferences per mediat Spartak Ngjela. Opozita do mbeshtese frymen e popullit. Frymen qe pate ne Dukat per te mbrojtur te drejtat dhe i bene thirrje te gjithe njerezve qe jane te prekur ne te drejta ne dinjitet ne prone ne gjithcka qe shikojne te behen pjese e kesaj levizje e cila qe neser fillon e merr forme ne te gjithe Shqiperine tha Ngjela. Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi i beri keto deklarata pas takimit me drejtuesit e partive te koalicionit te majte ku u vendos se qe nga sot do te nisin protestat ne gjithe vendin. Fillimisht ne rrethe dhe me pas me nje proteste te madhe ne kryeqytet. Derisa te vijne ne nje dite te caktuar per te ardhur ne Tirane ashtu sic kemi vendosur dhe kemi bere heret e tjera tha dje Spartak Ngjela. Pyetjes se gazetareve se ne Dukat shteti u qellua me gure kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi ju pergjigj ne menyre te prere se opozita do te godase me cdo menyre. Bandat goditen me cdo mjet. Shqiptaret duhet te jene aktiv per te mbrojtur te drejtat e tyre sepse kjo eshte nje grabitje e madhe tha dje Ngjela. Kreu i PLD-se u shpreh se vendimi i tryezes se opozites ka ardhur pas vendimeve te marra dy dite me pare nga Asambleja Kombetare e PS-se. Tryeza e opozites se bashkuar pasi degjoi vendimet qe ka marre Asambleja e PS nepermjet kryetarit te saj sot vendosi qe kete gjendje te rende shume te rende ta ndryshoje ne nje aksion shume te madh politik. Per nje levizje masive protestash ne te gjitha qarqet e Shqiperise tha Ngjela. Duke e cilesuar situaten si alarmante kreu i PLD-se u shpreh se mazhoranca aktuale po ben ne grusht shteti te fshehte. Pas manipulimit te zgjedhjeve mos hapjes se kutive Sali Berisha po ben grusht shteti te fshehte. Kerkon ne menyra banale dhe antidemokratike te vere ne dore te gjithe institucionet dhe po i rrezon nje nga nje te gjitha me perjashtim te Presidentit te Republikes tha ai. Ngjela i vleresoi si teper te renda zhvillimet e fundit ndaj sipas tij nisja e protestave ne gjithe vendin eshte e justifikuar perballe situates se krijuar. Ai e pasqyroi te zymte situaten per qytetaret dhe theksoi se shoqeria shqiptare eshte e goditur ne te gjitha pikat e saj deri dhe te dinjiteti njerezor. Ne keto kushte ne vendosem ti drejtohemi opinionit publik per rivendosjen e demokracise ne Shqiperi dhe rrezimin e kesaj qeverie sa me shpejt qe te jete e mundur. Kjo sepse nuk ka asnje perspektive per shqiptaret ne nje moment te tille kur korrupsioni krimi i organizuar dhe banditizmi ne pushtet godet shoqerine ne te gjitha skutat e saj dhe nuk lejon dinjitetin njerezor te perparoje tha dje Ngjela. Ne deklaraten e tij Ngjela u shpreh se veprimi i opozites vjen si pasoje e frymes qe ekziston ne popull. Ne kete menyre ai ka justifikuar dhe deklaratat per protesta te dhunshme. Festat dhe mitingjet qe ben jane palacolleqe diktaturash. Refuzimi i statusit per integrimin evropian nuk eshte gje tjeter vecse mospranimi i Sali Berishes dhe qeverise se tij te marre pjese ne Perendim. Arsyet i dini mire jane ato qe kane 15 vjet qe jane ne rend te dites. Ne nuk mund te lejojme me qe fryma e popullit te jete e vecuar nga opozita tha dje Ngjela.
Cili eshte kercenimi i Ngjeles
Opozita do mbeshtese frymen e popullit. Frymen qe pate ne Dukat per te mbrojtur te drejtat dhe i bene thirrje te gjithe njerezve qe jane te prekur ne te drejta ne dinjitet ne prone ne gjithcka qe shikojne te behen pjese e kesaj levizje e cila qe neser fillon e merr forme ne te gjithe Shqiperine. Derisa te vijne ne nje dite te caktuar per te ardhur ne Tirane ashtu sic kemi vendosur dhe kemi bere heret e tjera.
Ne Dukat u godit shteti me gur zoti Ngjela
Bandat goditen me cdo mjet. Shqiptaret duhet te jene aktiv per te mbrojtur te drejtat e tyre sepse kjo eshte nje grabitje e madhe.
Harasani Jam kunder protestave me dhune PS duhet te distancohet nga Ngjela
Organizimi i protestave eshte nje zhvillim normal ne nje shoqeri demokratike por thirrjet per dhune jane te patolerueshme. I ketij mendimi eshte deputeti dhe anetari i Kryesise se Partise Socialiste Andis Harasani. Ne nje prononcim dhene dje per gazeten Koha Jone deputeti socialiste i quajti te papranueshme deklaratat e kryetarit te Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela per perdorimin e dhunes ne protestat qe pritet te nisin sot. Ai u shpreh se personalisht distancohej nga nje thirrje e tille per dhune edhe pse mendon se protestat jane te nevojshme. Eshte pakonceptueshme qe te flitet per dhune ne kete kohe qe jetojme tha dje per gazeten Harasani. Ai thekson se nje distancim nga deklarata te tilla duhet ta beje zyrtarisht edhe Partia Socialiste. Personalisht distancohem nga deklarata e z. Ngjela dhene ne media sot per protesta te dhunshme. Besoj dhe do te kerkoj qe edhe Partia Socialiste do te distancohet deklaroi dje Andis Harasani. Deputeti socialiste shprehet se nuk eshte kunder protestave dhe e ka mbeshtetur kete qendrim te Partise Socialiste i cili eshte ne logjiken e veprimit demokratike. Por sipas tij deklarata qe flasim per dhune dhe dhunim te institucioneve duken absurde ne kohen ku jeton vendi