E Shtunë, 31 Tetor 2026

Property Wire Pse 2011 do te jete viti i Shqiperise

Pas agjencise prestigjioze Lonely Planet qe e rendit Shqiperine si te parin vend te preferuar per turizem per vitin 2011 nje tjeter reviste e njohur e klasifikon vendin tone per vitin 2011 ne listen e vendeve qe kane nje treg pronash me cmime dhe taksa mjaft te uleta. Property Wire revista e njohur e sherbimit te pronave ne bote pershkruan vendin tone si nje vend mjaft te pershtatshem per tregun e pasurive te paluajtshme. Sipas revistes 2011 eshte viti i Shqiperise. Ne mbeshtetje te ketij rekomandimi dhe konstatimi revista rendit nje sere argumentesh. Sipas revistes Shqiperia eshte nje vend potencial dhe mjaft terheqes dhe ka mundur te realizoje nje treg banesash mjaft fitimprures. Per vete pozicionin gjeografik shkruhet ne kete reviste Shqiperia qe njihet si vendi i shqiponjave konsiderohet si perla e fshehur e Evropes vetem 45 milje larg kanalit te Otrantos. Po ashtu sipas revistes Property Wire Shqiperia i ka shpetuar mrekullisht recesionit ekonomik ndryshe nga vendi fqinj Greqia apo edhe vende te tjera evropiane me nje rritje ekonomike prej 5 te parashikuar per 2010. Revista prestigjioze flet edhe gjithashtu per investimet e medha ne infrastrukture si dhe statistikat domethenese te turizmit ne vend. Sipas saj investimet e fundit ne veprat publike dhe rruget e reja e kane bere edhe me te lehte udhetimin ne gjiret e mrekullueshme te ketij vendi si Gjirit i Lalzit e shume zona te tjera si bregdetare ashtu edhe ne resurset malore. Sa i takon te dhenave per turizmin revista thekson se ne gjysmen e pare te 2009 ne Shqiperi u shenua nje rritje prej 36 e numrit te turisteve me 1.5 milione turiste te ardhur krahasuar me te njejten periudhe te 2008. Sipas qeverise shqiptare thuhet ne reviste ardhjet e turisteve ne 2010 jane dyfishuar duke arritur ne 3 milione.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›