Opozita: Gati platforma për reformën zgjedhore

“Opozita e bashkuar” ka gati platformën e saj për reformën zgjedhore e cila do t`i paraqitet së shpejti mazhorancës. Kreu i PSD-së Skënder Gjinushi në një prononcim për mediat pas përfundimit të tryezës së aleatëve theksoi se platforma e hartuar nga opozita do të përmbajë Opozita do të paraqesë platformën e saj për konceptin e reformës zgjedhore si garancinë politike e administrative, garancinë infrastrukturore, rregullime në Kodin Zgjedhor dhe përmirësime në sistemin zgjedhor.
“Shkaku kryesor i vjedhjes së votës është mungesa e vullnetit politike për zgjedhje dhe keqpërdorimi i institucioneve të pavarura. Duhet të krijohet klimë politike që vota të shkojë tek i zoti dhe që Shqipëria të mos jetë e fundit në rajon për arritjen e standardeve zgjedhore”, u shpreh Gjinushi.
Një tjetër pikë kyçe e takimit sipas kreut të PSD-së Gjinushi ka qënë edhe progress raporti I BE-së ku Shqipëria humbi shansin të marrë statusin e vendit kandidat.
“Diskutuam edhe për situatën politike në vend të krijuar për dështimi për marrjen e statusit të vendit kandidat. Kjo është një humbne për të gjithë, dhe një dështim i shkaktuar nga keqqeverisja dhe mosplotësimi i një prej kriteret kryesore ai i standarteve zgjedhore” ka theksuar më tej Gjinushi .