E Hënë, 2 Nëntor 2026

Opozita: Garanci politike për reformën zgjedhore

TIRANË- Opozita e Bashkuar do të paraqesë së shpejti platformën e saj për reformën zgjedhore, e cila përfshin katër plane. Në mbyllje të tryezës së Opozitës së Bashkuar ka folur Skënder Gjinushi, duke sqaruar se ndonëse nuk është folur në detaje, tryeza e sotme ka hedhur pistat kryesore të saj.

Platforma parshikon katër plane, nga garacia politike, administrative, infrastrukturore,  rregullime në kodin zgjedhor dhe sistemin e zgjedhjeve- tha Gjinushi.

Pyetur se cfarë kuptohet saktësisht me garanci politike, ai ka shpjeguar se duke qenë se shkaku kryesor i vjedhjes janë politizimet e institucioneve që merren me zgjedhjet, qoftë direkt apo indirekt, duhet të garantohet paritet i plotë dhe klimë politikë që garanton që vota të shkojë tek i zoti.

Mënyra e zbatimit është pjesë e negociatatve pa harruar që reforma zgjedhore nuk mund të ketë sukses po nuk u parë në kuadër të reformimit total që kërkohet- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›