Opozita: Kutitë, kusht i panegociushëm

Ka përfunduar mbledhja e tryezës së opozitës ku është vendosur se hapja e kutive është kusht i panegociushëm. Kreu i G99-ës Erjon Veliaj në një prononcim për mediat theksoi se nuk do të ketë marrëveshje politike pa hapjen e kutive. Sipas tij kushti i hapjes së kutive është i panegociushëm për tryezën e nesërme mes kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama në presidencë.
Ndërkohë kreu i PLD-së Spartak Ngjela theksoi se vendimi unanim në këtë mbeledhje është se nuk do të hiqet dorë nga hapja e kutive. Sipas tij opozita e konsideron progres që palët ulen në tryezë, progres faktin që një Shqipëri po mendohet se kriza të zgjidhet me diaolog duke theksuar se ka një ecuri normale të kësaj çështjeje.
Ai shtoi gjithashtu se opozita nuk do të tërhiqet nga deviza dhe ideja e saj, për hapjen e kutive e cila është kusht themelor i demokracisë.
Për kreun e PDS-së Paskal Milo tryeza e së shtunës është vetëm fillimi i një seriali të gjatë të bisedimeve për të arritur në kushtin themelor të demokracisë që është hapja e kutive. Sipas tij maxhornca duhet të reflektojë për krizën që të mund t'i japë shpresë shqiptarëve për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e kutive.
Duhet t;i jepet fund këtij trazicioni theksoi Milo duke shtuar se nuk do të jetë e lehtë që mund të ketë fillim të negociatave nëse kryeministri Berisha ulet në tryezë me mendimin se nuk e ka në dorë hapjen e kutive maxhoranca.