E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: Kutite, kerkese e panegociueshme

Kryetari i G99, Erjon Veliaj, ka deklaruar pas perfundimit te tryezes se partive opozitare, se hapja e kutive eshte nje kerkese e panegociueshme.
“Kutite jane nje kerkese e panegociueshme. Hapja e kutive eshte fillimi i hetimit. Kjo nuk eshte llotari, si llotaria per shperndarjen e pronave qe u fitua nga kryetarja e Parlamentit. Nuk themi se duhet te numerohet cdo kuti, por duhet te hapen disa tek te cilat ne dyshojme”, ka pohuar Veliaj. Aleati i Edi Rames ka theksuar se pavaresisht tryezes nen drejtimin e presidentit qe do te nise neser, e majta do te vijoje edhe me protestat, te cilat sipas tij jane nje arme me vete. “Kampi tjeter ka thene shume gjera, por me i rendeishem eshte kampi i shqiptareve qe kerkon transparence. Tryeza do te zhvillohet neser, negociatat jane nje nga armet, po ashtu edhe protesta”, ka shtuar Veliaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›