E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, gjendet në lumë i mbytur 47-vjeçari

është gjetur sot në ujërat e lumit Drini, trupi i pa jetë i një 47-vjeçari.
Policia e Gjirokastrës, bëri të ditur se viktima është shtetasi Thodhori Noni, lindur dhe banues në fshatin Terihat (Gjirokastër), u gjet rreth 500 metra larg vendit ku dyshohej se ishte hedhur në lumin Drino në fillim të janarit".
Ai ishte zhduku rreth një muaj më parë, ndërsa sot kanë marrë fund dilemat, duke u gjetur në vendin e quajtur "Ura e lumit", rreth një kilometër larg qytetit të Gjirokastrës. Nga ekspertiza rezultoi se në trupin e pajetë të 47 vjeçarit nuk kishte shenja dhune.
Të dhënat e para bëjnë fjalë për një vetëmbytje të tij në ujërat e lumit Drin. Policia po heton për shkaqet e kësaj vetëvrasjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›