Zyrtarisht mazhoranca drejton ne 7 njesi opozita ne 4
Njesite bashkiake ne Tirane tashme zyrtarisht do te drejtohen ne shumicen e tyre nga perfaqesuesit e koalicionit Aleanca per Qytetarin qe nenkupton se ata i perkasin shumices aktuale qeverisese. Dje procesi i numerimit te votave u mbyll edhe ne njesine bashkiake numer 5 ne kryeqytet ku fituese rezultoi kandidatja e Partise Socialiste Jeta Seitaj duke e cuar ne kater numrin e njesive qe drejtohen nga opozita dhe ne shtate numrin e minibashkive qe drejtohen nga perfaqesues te mazhorances. Per sa i perket njesise bashkiake numer 5 ne kryeqytet ose e njohur ndryshe si Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor numer 49 kandidatja e PS-se Jeta Seitaj dje mori mandatin e saj te trete per drejtimin e kesaj njesie duke arritur te fitoje 19.117 vota kundrejt kandidates se Levizjes Socialiste per Integrim Erisa Xhixhos e cila ka arritur te marre 14.136 vota. Perfundimi i numerimit per kryetar njesie ne kete KZAZ ka permbyllur edhe te gjithe procesin e numerimit per drejtuesit e ardhshem te minibashkive te Tiranes duke i hapur tani rrugen perfundimit te numerimit per keshilltaret e ketyre njesive hallke e fundit kjo per te permbyllur gjithe procesin zgjedhor ne kryeqytet. Vonesa ne shpalljen e fituesve te njesive vendore per 11 minibashkite e Tiranes ka ardhur si rezultat i numerimit te ngadalte dhe madje te zvarritur qe u krye per kryebashkiakun e Tiranes nisur edhe nga rezultati i ngushte prej 10 votash qe prodhoi gara e ashper mes Edi Rames se opozites dhe Lulzim Bashes se mazhorances. Si rezultat i nje procedure te mirevendosur dhe te respektuar nga te gjitha palet fillimisht grupet e numerimit neper KZAZ-te e kryeqytetit duhet te numeronin fillimisht fletet per kryetar bashkie me pas ato per Keshillin Bashkiak te Tiranes pastaj ato per kryetar te njesive bashkiake dhe per te perfunduar me keshillat per 11 njesite bashkiake. Krahasuar nga koha qe u desh per numerimin e fleteve per kryetar bashkiake dhe keshillat bashkiake koha qe u perdor nga grupet e numerimit per te shpallur rezultatet e fitueseve te njesive bashkiake ishte me e vogel nisur edhe nga shtensionimi i atmosferes neper KZAZ-te e Tiranes dhe rritja e vemendjes te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Per sa i perket rezultateve te njesive bashkiake ne njesine nr.1 ka fituar kandidatja e opozites Lindita Nikolli ne njesine nr.2 perfaqesuesi i mazhorances Elez Gjozaj ne njesine nr. 3 ai i mazhorances Ilir Kokona ne njesine numer 4 fitues doli fitues Hysen Gjura i mazhorances ne njesine nr. 5 Jeta Seitaj e opozites. Ne njesine bashkiake numer 6 ne Kombinat fitues u shpall Krenar Canollari i opozites ne njesine nr. 7 kandidati i opozites Erion Koka ishte fituesi ne njesine nr.8 Arben Tafaj i mazhorances ne njesine nr. 9 Indrit Fortuzi i mazhorances ne njesine nr.10 Blendi Fuga i shumices dhe ne njesine nr. 11 Haki Mustafaj i mazhorances.