E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita Qeveria deshtoi me veriun


Opozita kosovare vlerësoi në seancën parlamentare të së premtes se qeveria e Kosovës ka dështuar në integrimin e pjesës veriore të vendit.

Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi që qeveria të ketë një plan gjithëpërfshirës dhe të mos merret vetëm me deklarata boshe nga zyrat e ekzekutivit në Prishtinë.

Gjithashtu, deputeti i AAK-së kërkoi nga qeveria që për cështje që kanë të bëjnë me territorin e vendit, në plane të përfshihen edhe partitë opozitare.

Ndërkohë, Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike Kosovës kërkoi sqarime nga qeveritarët se përse marrëveshjet e arritura në Veriu i KosovësKërkime për autorët e vrasjes së serbit “Viktimat nga një politikë e gabuar”Incidenti i Mitrovicës, reagon Prishtina bisedimet teknike me Serbinë po implementohen vetëm nga shteti i Kosovës dhe jo edhe nga Serbia.

Ndër të tjera, Kuvendi i Kosovës kishte në seancën e sotme në rend të ditës edhe debatin për procesin gjyqësor të rastit “Kicina”, por që u shty.

Për këtë debat para një viti ishte organizuar një peticion ku ishin mbledhur rreth 50 mijë nënshkrime.

Situata në veri të Kosovës u tensionua mbrëmjen e së mërkurës kur një polic serb u vra dhe dy serbë të tjerë u plagosën në një përleshje.

Mbi ngjarjen e ndodhur në lagjen Kroi i Vitakut po hetojnë agjentë të policisë së Kosovës, të ndihmuar nga kolegët e misionit EULEX.

Nga ana tjetër, qeveria e Prishtinës, duke komentuar ngjarjen, deklaroi se ajo nuk do të ndikojë tek situata e përgjithshme në veri të Kosovës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Nis gjyqi kundër Fatmir Limajt
Pas gati dy muaj arrest shtëpiak, deputeti kosovar Fatmir Limaj u paraqit në gjykatën e qarkut në Prishtinë të premten paradite. Po ashtu dhe 9 bashkëluftëtarët e tij. Por vdekja e dëshmitarit kyc të këtij procesi, Agim Zogaj bëri që avokati i zotit Limaj, Karim Khan të kërkonte shtyrjen e procesit për disa arsye.
Trafiku i organeve, “hetim kompleks”
Kryeprokurori i EULEX-it, Clint Williamson, i cili do të hetojë mbi një trafik të mundshëm organesh që dyshohet të jetë kryer në fund të viteve ’90 në Kosovë dhe në disa baza të UCK-së në Shqipëri, shprehet se hetimi do të jetë i gjatë dhe kompleks. Serbët e veriut, letër Putin
Kryetarët ilegalë të katër komunave veriore të Kosovës, pas një takimi të mbajtur kanë kërkuar të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë që do t’i kushtohet Kosovës. Lunacek: Heqja e vizave, jo para dy vjetësh
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek vlerëson se nuk ka gjasa që qytetarët kosovarë të përfitojnë heqjen e regjimit të vizave brenda 2012-ës. SHBA bën thirrje për qetësi në Mitrovicë
Qeveria amerikane përmes zëdhënësit ka kërkuar ndërprerjen e dhunës dhe vendosjen e qetësisë në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës.

Lajmet kryesore

Procesi ndaj Metes, pyetje drejtuar ekspertëve
Nuk vendoset ende për fatin e ekspertizës
Shtiren si policë, kryejnë tri grabitje
Bell: Parashikimet e qeverisë, tepër optimiste
TCH, anëtar në rrjetin europian
Kriza, Presidenti optimist për marrëveshje

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›