E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis gjyqi kunder Fatmir Limajt


Pas gati dy muaj arrest shtëpiak, deputeti kosovar Fatmir Limaj u paraqit në gjykatën e qarkut në Prishtinë të premten paradite. Po ashtu dhe 9 bashkëluftëtarët e tij. Por vdekja e dëshmitarit kyc të këtij procesi, Agim Zogaj bëri që avokati i zotit Limaj, Karim Khan të kërkonte shtyrjen e procesit për disa arsye.

“Ajo që i kemi thënë gjykatës është se ne kemi të drejtë, mbështetur në konventën europiane për të drejtat e njeriut dhe në nenin 12 të Kodit Penal të Kosovës qetë kemi kohën dhe mundësitë e nevojshme për shqyrtimin e materialeve. Nuk ka asnjë arsye në botë që mbrojtja e Fatmir Limajt të nxitojë në gjykatë kur cështja është shumë e ndjeshme pa i përfunduar të gjtha hetimet e thella që mbrojtja duhet t'i bëjë. Në këtë rast Gjyqi i Limajt“Top Story”, krimet e luftës në Kosovë edhe prokuroria nuk i ka të gjitha dëshmitë, sic ka thënë vetë prokurori, nuk e ka raportin e autopsisë që ka kërkuar. Pra të presim, të marrim frymë dhe të përgatitemi të kemi informacione të plota rreth vdekjes së dëshmitarit, për gjendjen e tij mendore, medikamentet që ka përdorur, medikamentet që  përdorte në kohën e marrjes në pyetje nga prokuroria. Në këtë mënyrë gjykata do të jetë në gjendje që të përcaktojë qartë për akuzat përfshirë edhe ndaj Fatmir Limajt”, deklaroi avokati i Fatmir Limajt, Karim Khan.

Por gjatë seancës prokurori i cështjes Maurisio Salustro, deklaroi se nuk e ka dokumentin e autopsies, por vetëm certifikatën e vdekjes të cilën edhe e dorëzoi. Lidhur me një paketë dëshmish të cilat mbrojtja i kërkoi nga prokuroria,vetë Salustro tha se bëhet fjalë për faqe të zbrazëta të cilat janë lënë qëllimisht pasi janë konfidenciale dhe kanë të bëjnë me cështje që u referohen dëshmitarëve anonim. Ai tha se ka të drejtë që disa pjesë të dëshmisë të mos ia dorëzojë pales mbrojtëse.

Nga ana tjetër avokati i Limajt insistoi se procesi duhet të shtyhet sepse intervistat me dëshmitarë sic është ajo me kryeministrin Hashim Thaci, të cilen EULEX-i e realizoi me 3 nëntor i janë dhënë mbrojtjes vetëm një ditë para nisjes së procesit, më 10 nëntor.

Kryetari i trupit gjykues, Jonathan Carroll, në pamundësi për të vendosur këtë të premte për shtyrjen apo jo të procesit, kërkoi nga avokatët e 10 të pandehurve që të hënën, më së largu deri në orën 09:30, të dorëzojnë listën me kërkesat konkrete.

Nëse materiali i kërkuar nga mbrojtja është në duar të prokurorisë atëherë procesi mund të shtyhet, tha gjyqtari Carroll gjatë seancës, në të kundërtën procesi do të vazhdojë, përfundoi ai.

Pala mbrojtëse në pjesën e dytë të seancës kërkoi përjashtimin e prokurorit Salustro nga kjo ceshtje pasi vetë Salustro në bazë të dëshmive të Agim Zogajt dyshohet se ka detyruar dëshmitarin X të nënshkruaj dokumente të papërkthyera duke i ofruar 1 milionë euro.

Pala mbrojtëse do ta procedoj këtë kërkesë me shkrim në prokurorinë e EULEX-it për cka pritet të merret vendim nga kryeprokurori i EULEX-it, nëse Salustro do të vazhdojë të jetë prokuror i cështjes apo jo.

Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij akuzohen për krime lufte në fshatin Kleckë gjatë vitit 1999. Në aktakuzën e lexuar të premten nga prokurori Salustro, ata dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vrasjen e dy oficerëve serbë, Nebojsha Gjurishiç dhe Veliko Markovic, në keqtrajtimin e katër të burgosurve dhe vrasjen e katër ushtarëve të tjerë serb. Po kështu dyshohen për  vrasjen e një shqiptari me emrin Arben Avdyli dhe keqtrajtimin e të burgosurve në burgun e UCK-së në fshatin Kleckë.

Përballë këtyre akuzave të gjithë të pandehurit pa përjashtim u deklaruan të pafajshëm.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Trafiku i organeve, “hetim kompleks”
Kryeprokurori i EULEX-it, Clint Williamson, i cili do të hetojë mbi një trafik të mundshëm organesh që dyshohet të jetë kryer në fund të viteve ’90 në Kosovë dhe në disa baza të UCK-së në Shqipëri, shprehet se hetimi do të jetë i gjatë dhe kompleks. Serbët e veriut, letër Putin
Kryetarët ilegalë të katër komunave veriore të Kosovës, pas një takimi të mbajtur kanë kërkuar të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë që do t’i kushtohet Kosovës. Opozita: Qeveria dështoi me veriun
Opozita kosovare vlerësoi në seancën parlamentare të së premtes se qeveria e Kosovës ka dështuar në integrimin e pjesës veriore të vendit. Lunacek: Heqja e vizave, jo para dy vjetësh
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek vlerëson se nuk ka gjasa që qytetarët kosovarë të përfitojnë heqjen e regjimit të vizave brenda 2012-ës. SHBA bën thirrje për qetësi në Mitrovicë
Qeveria amerikane përmes zëdhënësit ka kërkuar ndërprerjen e dhunës dhe vendosjen e qetësisë në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës.

Lajmet kryesore

Procesi ndaj Metes, pyetje drejtuar ekspertëve
Nuk vendoset ende për fatin e ekspertizës
Shtiren si policë, kryejnë tri grabitje
Bell: Parashikimet e qeverisë, tepër optimiste
TCH, anëtar në rrjetin europian
Kriza, Presidenti optimist për marrëveshje

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›