E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i organeve hetim kompleks


Kryeprokurori i EULEX-it, Clint Williamson, i cili do të hetojë mbi një trafik të mundshëm organesh që dyshohet të jetë kryer në fund të viteve ’90 në Kosovë dhe në disa baza të UCK-së në Shqipëri, shprehet se hetimi do të jetë i gjatë dhe kompleks.

Prokurori amerikan Williamson përfundoi sot një vizitë treditore në Tiranë ku u takua me autoritetet e vendit, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi, kryeprokuroren Ina Rama dhe drejtorin e policisë Hysni Burgaj.

Cështja e trafikut të mundshëm të organeve, mbi të cilën ka patur edhe më parë një hetim nga kryeprokurorja e dikurshme gjykatës së Hagës Carla del Ponte, u rikthye pas debatit që provokoi një raport i anëtarit të Amblesë së Këshillit të Europës, Dick Marty, raport i cili u miratua në fillim të këtij viti.

“Prokurori Williams vlerëson se ai raport përmban akuza serioze për të cilat nevojitet një hetim i gjerë”, thuhet në një njoftim të zyrës së delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

“Në këtë kontekst, zoti Williamson nënvizoi se do të ndjekë provat kudo që të çojnë, ndërsa mirëpriti angazhimin e kryeministrit dhe autoriteteve shqiptare për bashkëpunim të plotë në këtë cështje”, vijon njoftimi.

Ndonëse akuzat e zotit Marty i kanë vlerësuar si të pathemelta dhe pretendime me synim për të dëmtuar imazhin e shqiptarëve, autoritetet e Tiranës kanë mbështetur zhvillimin e një hetimi ndërkombëtar që do të mbyllte përfundimisht, sipas tyre, këtë kapitull shpifjesh me sfond politik.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Nis gjyqi kundër Fatmir Limajt
Pas gati dy muaj arrest shtëpiak, deputeti kosovar Fatmir Limaj u paraqit në gjykatën e qarkut në Prishtinë të premten paradite. Po ashtu dhe 9 bashkëluftëtarët e tij. Por vdekja e dëshmitarit kyc të këtij procesi, Agim Zogaj bëri që avokati i zotit Limaj, Karim Khan të kërkonte shtyrjen e procesit për disa arsye.
Serbët e veriut, letër Putin
Kryetarët ilegalë të katër komunave veriore të Kosovës, pas një takimi të mbajtur kanë kërkuar të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë që do t’i kushtohet Kosovës. Opozita: Qeveria dështoi me veriun
Opozita kosovare vlerësoi në seancën parlamentare të së premtes se qeveria e Kosovës ka dështuar në integrimin e pjesës veriore të vendit. Lunacek: Heqja e vizave, jo para dy vjetësh
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek vlerëson se nuk ka gjasa që qytetarët kosovarë të përfitojnë heqjen e regjimit të vizave brenda 2012-ës. SHBA bën thirrje për qetësi në Mitrovicë
Qeveria amerikane përmes zëdhënësit ka kërkuar ndërprerjen e dhunës dhe vendosjen e qetësisë në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës.

Lajmet kryesore

Procesi ndaj Metes, pyetje drejtuar ekspertëve
Nuk vendoset ende për fatin e ekspertizës
Shtiren si policë, kryejnë tri grabitje
Bell: Parashikimet e qeverisë, tepër optimiste
TCH, anëtar në rrjetin europian
Kriza, Presidenti optimist për marrëveshje

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›