Ilegalët nëpër puna të vjetra

Pavarësisht marrëveshjes së arritur në Bruksel për shpërbërjen e strukturave paralele, komunat ilegale ende janë të hapura.
Të gjitha këto komuna janë duke vazhduar normalisht punët e tyre ditore, ndërkohë që stafi që punon në këto komuna po vazhdon të financohet nga Serbia kurse qytetarët serbë çdo ditë janë duke u pajisur me dokumente të Republikës së Serbisë, raporton KTV.
E hapur dhe duke ofruar shërbime është edhe Komuna ilegale e Mitrovicës veriore, kryetar i së cilës është Kërstimir Pantiq.
Pavarësisht se serbët e veriut pritet të dalin në zgjedhjet e nëntorit, kurse kryetari ilegal Pantiq pritet të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës veriore nga lista “Srbija”, ai akoma del çdo ditë në vendin e tij të punës. /Indeksonline/