E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria serbe shkarkoi krerët dhe kuvendet ilegale në veri të Kosovës

Qeveria e Serbisë ka shpërndarë kuvendet paralele të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në një njoftim të ekzekutivit serb thuhet se në këto komuna janë emëruar kryetarë dhe anëtarë të organeve të përkohshme. Qeveria e Serbisë, po ashtu ka formuar një ekip menaxhues për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Nënkryetari i bashkësisë së komunave dhe i vendbanimeve serbe, Marko Jakshiq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë tha se shpërndarja e katër komunave serbe në veri të Kosovës paraqet një akt të vërtetë dhune mbi serbët e Kosovës.

“Ajo që më së paku mund të pres është që serbët e veriut të Kosovës të paraqesin kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, që ajo të japë mendimin e saj për një vendim joligjor dhe antikushtetues. Thirrja për të dalë serbët në zgjedhjet që i ka shpallur Atifete Jahjaga, pra në zgjedhje separatiste, është diçka që nuk i kontribuon procedurës demokratike dhe atmosferës në veri të Kosovës. Mund të them se kjo është goditje për demokracinë. Për mua, zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat nuk janë të ligjshme”, ka deklaruar Jakshiq.

Krerët ilegjitimë të komunave në veri të Kosovës kanë vlerësuar se vendimi për shkarkimin e tyre nga ana e qeverisës serbe është politik dhe në kundërshtim me Kushtetutën serbe, duke theksuar sërish se ata nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket marrëveshjes së Brukselit dhe zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Në konferencën e organizuar për shtyp, Dragisha Milloviq nga Zveçani tha se “kryetarët e komunave kanë qenë unikë se nuk duan të marrin pjesë në zgjedhjet që i shpall e ashtuquajtura presidente e Kosovës, Atifete Jahjaga”.

Qeveria e Serbisë ka shpërndarë kuvendet paralele të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në një njoftim të ekzekutivit serb thuhet se në këto komuna janë emëruar kryetarë dhe anëtarë të organeve të përkohshme. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›