Opozita akuza ndaj Haxhinastos: Emërime nepotike në Ministri

Ministria e Jashtme është vënë nën akuzë nga opozita për emërime nepomatike në shërbimin diplomatik shqiptar. Deputetët e PS kanë replikuar me ministrin Haxhinasto, teksa ai raportonte për rolin e doplomacisë në proceset integruese të vendit, duke akuzuar se në Ambasada po emërohen njerëz të afërt të politikanëve.
Për kryediplomatin Haxhinasto Ministria e Jashtme ka hartuar një draft për shërbimin diplomatik që synon të korrigjojë mënyrën e përzgjejedhjes së ambasadorëve.
Opozita deklaroi votën kundër këtij drafti duke vënë si kusht përjashtimin nga diplomacia të familjarëve të zyrtarëve të lartë shtetëror.