E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, shtyhet dëbimi i familjes së Bin Ladenit

Dëbimi i planifikuar i familjes së Osama bin Ladenit nga Pakistani është shtyrë, për shkak të vonesës së përgatitjeve të dokumenteve juridike.

Familja e Bin Ladenit, përfshirë tre bashkëshortet e tij dhe tetë fëmijë, ishte arrestuar nga autoritetet e Pakistanit, pasi lideri i Al-Kaidës u vra nga ndërhyrja e forcave speciale të Shteteve të Bashkuara, në qytetin Abotabad, afër kryeqytetit pakistanez, Islamabad, në muajin maj të vitit të kaluar.

Pritej që familjarët do të largoheshin sot gjatë natës pas mbajtjes së dënimit të shkurtër për hyrje ilegale dhe qëndrim në Pakistan.

Ka paralajmërime se pjesëtarët e familjes së Bin Ladenit do të shkojnë në Arabinë Saudite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›