FMN Ekonomia globale po permiresohet permes rreziqeve te vazhdueshme

Fondi Monetar Nderkombetar thote ne nje raport te ri se parashikimi i ekonomise globale po permiresohet. Pavaresisht nje ngadalesimi ne Evrope institucioni nderkombetar i huave parashikon se ekonomia boterore do te rritet me 3.5 perqind kete vit nje permiresim i vogel nga parashikimi i meparshem ne muajin janar. Rritja ne vendet ne zhvillimin mbetet ne ritme te larta por egzistojne rreziqe te konsiderueshme.
FMN-ja thote se tregu amerikan i punes po tregon shenja jete prodhimi eshte shtuar ndjeshem dhe konsumatoret amerikan po shpenzojne me shume.
Po ashtu nga Evropa ka lajme te mira ku perpjkjet e kordinuara nga BE-ja mund te kene eleminuar kercenimin e falimentimit te Greqise dhe kane ulur kostot e huamarrjes ne vendet e tjera me borxhe te medha.
Por ekonomisti i FMN-se Oliver Blanchard thote se panorama e ekonomise globale eshte e komplikuar.
Situata eshte qetesuar tashme por mbizoteron nje qetesi e frikshme. Gjerat mund te perkeqesohen perseri ne cdo moment.
Analistet citojne Spanjen si nje rrezik te mundeshem. Normat e interesit per bonot spanjolle jane dyfishuar qe nga marsi si rezultat i spekulimeve se ekonomia e katert me e madhe e Evropes mund te kerkoje ndihme financiare. William Hobbs thote se ky eshte nje skenar i pamundur.
Spanja nuk eshte Greqi. Spanja ka nje ekonomi te hapur per reforma dhe biznes te respektuar boterisht dhe zakonisht nje ekonomi per te cilen mendojme se do te tejkaloje keto dite te veshtira.
FMN-ja shikon perparime ne ekonomite ne zhvillim kryesisht ato ne Azi duke parashikuar nje rritje prej 7.5 perqind kete vit. Rritja e Kines do te ngadalesohet deri ne 8.2 perqind. Por ritmi pritet te rritet ne Lindjen e Mesme dhe Afriken Veriore me vazhdimin e rritjes se cmimeve te naftes.
Perparime po ashtu jane vene re ne Afriken Nensahariane dhe Afriken e Jugut ku prodhimi ekonomik pritet te zgjerohet me 5.5 perqind. Perseri Oliver Blanchard i FMN-se.
Per shume vende sfidat vijne kryesisht nga jashte ne formen e eksporteve te pakta ndaj vendeve te perparuara si rezultat i rritjes se vogel atje paqendrueshmerise se cmimeve te mallarave te cilat prekin si importuesit edhe eksportuesit dhe paqendrueshmerise se fluksit te kapitaleve.
Raporti i FMN-se vjen nderkohe qe institucioni prej 187 vendesh anetare dhe Banka Boterore pergatiten te zhvillojne takimin e praneveres ketu ne Washington.