Fshehu ryshfetin akuze gjyqtarit
Per shkak te imunitetit te gjyqtarit prokuroria iu drejtua me kerkese per autorizim KLD-se pasi eshte provuar se gjyqtari ka dhene deshmi te rreme gjate hetimit te dosjes penale ndaj ish-kancelarit te gjykates se Korces i arrestuar muaj me pare me akuzen e korrupsionit pasi kishte marre 5 milione leke ryshfet. Heqja e imunitetit te gjyqtarit eshte kerkuar per shkak se Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Pogradec ka filluar procedimin penal ndaj shtetasit Alvano Murataj gjykates prane Gjykates te Rrethit Gjyqesor Korce. Akuza e cila eshte formuluar dhe pritet ti njoftohet gjyqtarit pas heqjes se imunitetit eshte ajo per deshmi te rreme parashikuar nga Kodi Penal neni 306. Prokuroria e Pergjithshme ka percjelle prane Keshillit te Larte te Drejtesise kerkesen e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec per autorizim per procedim heqje imuniteti per vijimin e hetimit ne ngarkim te shtetasit Alvano Murataj thuhet ne nje deklarate zyrtare. Sipas saj Prokuroria e Korces e cila ka thirrur si deshmitar gjyqtarin Alvaro Murataj ne procesin kunder kancelarit te akuzuar per korrupsion ka konstatuar deshmine e rreme. Duke qene se i pandehuri ishte gjyqtar ne Gjykaten e Korces dosja eshte transferuar ne Pogradec ku vazhdoi hetimi. Ndryshe nga sa kishte deklaruar ne hetimet paraprake ne gjykate gjyqtari i thirrur si deshmitar ka mohuar deklarimet e dhena prej tij lidhur me akuzen qe ishte ngritur ndaj kancelarit te Gjykates se Korces shtetasit Shkelqim Kajmaku. Ky i fundit u arrestua ne 20 qershor 2010 se bashku me 51-vjecarin Arben Hoxha shef i personelit ne burgun e Korces. Duke qene se kishte dijeni per ceshtjen e korrupsionit gjyqtari u thirr deshmitar por ndryshoi theniet e tij duke mbrojtur te akuzuarit.
Gjyqtari mbrojti kancelarin e arrestuar per korrupsion
Me 20 qershor 2010 policia e Korces arrestoi kancelarin e gjykates se ketij qyteti se bashku me shefin e personelit te burgut Korce gjate aksionit te koduar me emrin Kancelari. Policia tha ne ate kohe se shtetasit Arben Hoxha 51 vjec shef i personelit te burgut te Korces dhe kancelari i Gjykates se Korces Shkelqim Kajmaku akuzohen per vepren penale te korrupsionit. Policia deklaroi diten e ngjarjes se shtetasi Arben Hoxha u arrestua ne flagrance ndersa po merrte 500 mije leke ryshfet nga nje qytetar te cilit i kishte premtuar nxjerrjen pa vonesa ne gjykate te nje urdhri ekzekutimi ne nje ceshtje civile. Vendimi ishte nxjerre me procedura te pershpejtuara nga kancelari i gjykates Shkelqim Kajmaku. Ketij te fundit policia i sekuestroi gjate arrestimit edhe vendimin e gjykates qe ishte nxjerre ne menyre te pershpejtuar dhe do ti dorezohej shtetasit qe kishte paguar ryshfet.
Trazhgim Sokolaj